Luginë,100.000 poet me ty, Miratoci në rrugën e dritës

Kultura

Luginë,100.000 poet me ty, Miratoci në rrugën e dritës

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 28 shtator 2016 Në ora: 10:06
Foto nga vendi ngjarjes

Në Luginen e Preshevës u mbajt manifestimi i 100.000 poetë ku moren pjesë, poet, shkrimtarë e krijues nga të gjitha trojet shqiptare.

Ky manifestim i 100.000 poetë për ndryshime u organizua nga Lidhja e Shkrimtarëve të degës "Atunisit në Luginë" në bashkëpunim me Lidhjen e shkrimtarëve Atunisi dega në Zvicërr, me ç’rast u përurua edhe libri i poetit Luan Maloku “Miratoci në rrugën e dritës” (Përkushtime poetike për mësuesin Zeqir Nebiu nga Miratoci).

Në këtë pjesë të tokës së arbërit në Luginen e Preshevës,siç e quan krijuesi i letrave shqipe me përmasa të mëdha në boten shqiptare profesori Maliq Bilalli Lugina e përlotur,linden burra e heronjë të medhenjë të kombit. 

Kjo pjesë e ndarë nga toka mëmë e Dardanisë Antike lindi poet,krijues të letrave shqipe,intelektual të mëdhenjë,diplomat e politikaj me namë gjithë andej botes deri në Australin e largët. Lugina e Presheves çdo herë bënë organizime madheshtore e kombetare,në këtë rast në qytetin e bukur të Lugines në Preshevë u mbajt manifestimi i 100.000 poetë, ku moren pjesë,poet,shkrimtarë e krijues nga të gjitha trojet shqiptare.

Ky manifestim i 100.000 poetë për ndryshime u organizua nga Lidhja e Shkrimtarëve të degës "Atunisit në Luginë" në bashkëpunim me Lidhjen e shkrimtarëve Atunisi dega në Zvicërr, me ç’rast u përurua edhe libri i poetit Luan Maloku “Miratoci në rrugën e dritës” (Përkushtime poetike për mësuesin Zeqir Nebiu nga Miratoci).Në këtë manifestim kulturor morën pjesë poetë dhe dashamirë të artit poetik e letrar nga të gjitha trojet shqiptare si nga Kosova,Shqipëria,Maqedonia,Mali i Zi  dhe Lugina e Preshevës.

Në këtë manifestim kulturor e letrar ku edhe aqë madheshtor po e bënë edhe promovumi i librit të poetit Luan Malokut, fillimisht mori fjalën poeti,krijuesi dhe shkrimtari i njohur në boten shqiptare profesori Bilall Maliqi njëherit edhe kryetar i ATUNISIT për Lugin i cili i përshendeti të gjithë të pranishmit duke falenderuar për aktivitete të tilla edhe në Preshevë. Në vazhdim profesor z.Bilall Maliqi tha se :

“Vetë emri i Manifestimit tregon qartë se 100.000 poetë në mbarë rruzullin tokësor kërkojnë ndryshime pozitive në çdo aspekt të jetës shoqërore, ekonomike e politike me qëllim të avancimit të të drejtave elementare të mbarë njerëzimit”.

Në fund profesor Maliqi,si çdo herë në çdo takim ku ai merr pjesë e madheshton prezencen e tij me një fjalor shumë oratorik të një intelektuali, poeti e shkrimtari të njohur jo vetëm në botën e letrave shqipe por i njohur edhe andej përtej Oqeanit Atlantik deri në Ameriken dhe Australin e largët, nga zemra e falenderon kryetarin e Lidhjes së shkrimtarëve ATUNISI dega në Zvicerr z.Luan Malokun si dhe të gjithë poetet, shkrimtaret, intelektualet, njerëzit e sferave të ndryeshme pjesmarrës në këtë takim manifestiv të mbajtur në Lugin.Pas fjalës së profesor z.Bilall Maliqit mori fjalën  kryetari i Atunist për Zvicër Luan Maloku i cili para të pranishmëve elaboroi për rëndësinë e këtij Manifestimi.

“Dega e Atunisit për Zvicër u themelua në vitin e kaluar, dhe nga Bordi Drejtues i "Galaktika Poetike Atunis" u zgjodha edhe anëtar i Bordit Drejtues dhe kryetar i Atunisit për Zvicër.Ky është aktiviteti i parë që po e bëjmë në këtë rast në bashkëpunim me "Atunis Lugina” , duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të organizohen manifestime të tilla, potencoi  Maloku.

Brenda këtij manifestim aq madheshtor ishte e organizuar edhe Ora e Madhe Letrare ku merrnin pjesë edhe shumë poet  e poetesha nga të gjitha trojet shqiptare,por para se të filloj  kjo Orë e Madhe Letrare, për ta begatuar këtë manifestim aq madheshtor, kohë pas kohe poetet dhe këngetaret i deklamonin poezit dhe kënget e tyre, pas këtyre deklamimeve të poeteve e poeteshave mori fjalen zonja e nderuar Hasije Selishta Kryeziu për t'i përshendetur të pranishmit në cilësinë e kryetares së "GALAKTIKA  POETIKE ATUNIS" për Republik të Kosovës e cila ishte e ftuar, mysafire në kët manifestim.Zonja Selishta Kryeziu para një numri të madhë pjesmarrësish në këtë manifestim aqë madheshtor tha:

‘Më vjen mirë dhe ndihem e nderuar që jam në mesin tuaj në këtë Manifestim të madh, i cili organizohet në shumë shtete të botës. Poashtu jam, e nderuar që marrë pjesë edhe në përurimin e librit të autorit Maloku nga Miratoci i Preshevës” thotë Kryeziu në fjalimin e saj dhe i ueroi suksese të shumta në fushën e krijimtarisë poetike” deklaroi mes tjerash zonja Hasije.

Ndërsa për librin në fjalë folën Sevdail Hyseni redaktor dhe Bilall Maliqi recensent i librit të cilët shpërfaqën vlerat e librit në fjalë.

Bilal Maliqi foli edhe për shkeljen e të drejtave elementare e njerëzore në Luginë të Preshevës

“Edhe në tri komunat tona (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të populluara me shumicë absolute shqiptare shkilen në një masë të madhe të drejtat elementare jetësore, si :

Përdorimi i simbolit kombëtar, e drejta për punësim, për përdorimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Shqipëria dhe nga Kosova, për shkollim universitar etj., të cilat janë të shkurtuara nga pushteti qëndror dhe se në një masë të madhe ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës normale në këtë krahinë të ndarë nga Republika Kosova, përkatësisht nga Shqipëria” përfundoi Maliqi.

Gjatë këtij manifestimi aqë madheshtor dhe shumë organizativ, si çdo herë profesori Bilall Maliqi me bashkëpuntoret e tij poet e poetesha, sepse ushqim i shpirtit të tij pra të zotriut profesor Maliqit është poezia u ndan mirënjohje për kontribut në letërsi, Bilall Maliqit, Luan Malokut, Sevdail Hysenit, Jalldeze Kasumi Arifi, Nehat Ramizit, Rrahman Hysenit.

Ndërsa Shoqata “Feniks” e nderon për njëzetë vjetorin e krijimtarisë letrare me mirënjohje Luan Malokun.

Këtij Manifestimi iu bashkangjit edhe ora letrare ku lexuan disa poetë që ishin të pranishëm poezitë e tyre që i kanë të botuara brenda këtij libri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat