Fillon Oktoberfest në një atmosferë gazmore

Kultura

Fillon Oktoberfest në një atmosferë gazmore

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 01:00
ilustrim

Në Gjermani, kryetari i Bashkisë së Mynihut hapi të shtunën festivalin e njohur të birrës, Oktoberfest.

Ky është festivali 183-të i birrës, një traditë që tërheq mijëra turistë në Gjermani.

Këtë vit pritet që numri i pjesëmarrësve të festival të jetë rreth 6 milionë vetë gjatë këtyre ditëve deri më 3 tre tetor, kur përfundon Oktoberfest, në Mynih, kryeqyteti i landit gjerman të Bavarisë./Voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat