Genci godet rëndë Top Awards-in, ja reagimi i tij

Mediale Vip

Genci godet rëndë Top Awards-in, ja reagimi i tij

Më: 24 qershor 2016 Në ora: 10:10
Genc Prelvukaj

Top Awards po goditet rëndë ende pa filluar.
Spektakli i organizuar nga Top Channell pritet që sonte të bëjë ndarjen e çmimeve në disa kategori, në të cilat kanë mbetur jashtë disa nga hitet më të mëdha gjatë këtij viti.

Kjo ka bërë që eventi të goditet rëndë nga disa artistë e madje edhe të bojkotohet duke u quajtur si dështuar dhe i kurdisur.

Pas reperit 2po2 që dje me një deklaratë zbuloi mos pjesëmarrjen e tij dhe publikimin e një projekti si revoltë gjatë kohës së spektaklit, është Genc Prelvukaj ai i cili ka reaguar, për mospërfshirjen e hitit të tij në asnjë kategori.

Bashkëpunimi mes Etnon dhe Genta Ismajlit pa dyshim që është njëra nga hitet më të mëdha së fundmi së bashku me “Kalle” të Adrianit dhe Lindonit dhe “Dashni” nga Majk, të cilat janë lënë jashtë kësaj gare duke futur emra të panjohur për publikun.

Ky është reagimi i plotë i Gencit, i cili për momentin po shijon suksesin e madh të projektit të ri “ Turn me on”.

Te dashur njerëz që na rrespektoni dhe na mbeshtesni ndër kohë. Do të më dhimben gjatë këta minuta që i humbi për të shprehur opinionin tim mbi Top Awards. Por e bëj për tu sqaruar juve, njerëzve të mirë, që na keni dhënë pëkrahje gjatë gjithë këtyrë viteve. Juve që më keni pyetur në lidhje me këtë ceshtje.

"Top Awards , që në momentet e para të shfaqjës në publik, ka ngjallur tek ne dyshimin se mund të jetë event i ndërtuar mbi lidhjet familjare dhe pëlqimet individuale të organizatorëve. Me rastin e nominimeve të para ky dyshim na shndërrohet në bindje gjë që vazhdon edhe tani. Arroganca e shfaqur ndaj emrit tone dhe injoranca deri në pikat e skajshme ndaj punës që e kemi bërë përgjatë këtyre viteve tregon dobësinë shpirtërore që ekziston përbrenda një grushti njerëzish të kompleksuar që mendojnë me naivitet se rrezikojnë themelet e punës tonë të vëna bashkërisht me publikun.

Kenga “ Shake it “ në bashkëpunim me Genta Ismajlin për momentin shënon shifrat më të larta të degjueshmërisë përbrenda këtij viti. Mos nominimi /përfshirja e saj në eventin në fjalë tregon qartë injorancën që na është bërë karshi punës tonë, por jo vetëm kaq. Ata me këtë veprim kanë injoruar shijën e disa milionë shqiptarëve , nga femije e të rritur, nga të dy gjinitë, nga secili shtet ku jetojnë, që e kanë konsumuar dhe dashur vazhdimisht.Ju kanë injoruar ju që e keni dashur e pëlqyer duke mos ju perfillur aspak. Kanë injoruar edhe aftësitë profesionale të mediumeve tjera që e kanë transmetuar vazhdimisht këtë këngë.

Në këtë kontekst sec mu lidh një thënie popullore : kur një njeri mendon se e ka vetëm ai me të drejtë karshi njëmijë tjerëve lëshoji rrugën budallait. Unë bashkë me ju edhe me miliona tjerë jemi ne nje krah. Kënga “ Turn me on “ një hit që shënon dy milionë klikime në youtube në vetëm pesëmbëdhjetë ditë as që është nominuar. Transmetohet ne cdo vend dhe ne shumicen absolute te radiotelevizioneve shqiptare poashtu. Rrespektohet edhe pertej etnise tone por jo nga ky grusht njerezish. Kjo gjë tani tregon se me grupin Etnon e kane kthyer në përsonale. Nuk ka asnje logjikë tjetër përderisa është në kulm të konsumit.

Per ne nuk ka problëm por acarohem se injorojne pelqimet tuaja, e injorojne publikun shqiptar që mbështet krijimet tona. Përgjatë këtyre viteve, ata që na kanë mbështetur e dijnë mirë, se ne si grup kemi ruajtur raportet e mira me artiste tjere, me medie, kritikë e publikun. Nuk kemi pasur asnjëherë armiqësi me ndonjë anë por as nuk kemi mbajtur krah në konflikte të ndryshmë. Jëmi cilësuar si neutralë dhe me rrespekt ndaj secilit. Kemi pasur diciplinë dhe cka na ka vecuar ka qenë puna. Bazuar në këtë është mëse e qartë që ne nuk kemi provokuar kurrë asnjë lloj armiqësie me ta. Ata kanë përsonale me neve dhe nuk e dijmë as ku është logjika apo cili është burimi i kësaj.

Tani një gjë tjetër. Ne kemi filluar punën me muzikën në vitin 1997 në kohën më të vështirë për shqiptarët në përgjithësi. Të bllokuar, pa radio e pa televizione, pa internet, pa materiale të shtypura, pa vende publike ku mund të intepretohet, ne prag të luftës etj etj. Megjithatë thyem cdo barriere dhe për njëzet vite kemi qenë bashkë me ju , me publikun që na ka mbështur shumë në cdo kohë. Kur ajo kohë nuk na ka thyer ky grusht njerezisht, përmes një eventi bloze, shume te dyshuar per kurdisje, të zbehtë e pa ndikim karshi nesh ka fuqinë e pleshtit. Këngët “ Shake it “ dhe “ Turn me on “ sipas statistikave janë këngë të konsumuara shumë nga një numër jashtzakonisht i madh i shqiptarëve në mbarë botën.

Ky grusht njerez që rri ne krye të Top Awards injoruan shijën tuaj edhe pse ju në një formë paguani për ta. Sidoqoftë ne përderisa kemi mbështetjën e njerëzve të mirë si ju, na rrini në mbështetje sic do herë, gjërat si kjo mbesin të parëndësishme. Programet e tilla fluturojnë nga kujtesa pas 5 vitesh. Organizatorë, spikerë, e prezentues vijnë e shkojnë ndërsa artistët mbesin.

Ju qe na keni dashur e mbështetur, e dini mirë se janë edhe disa raste gjatë njëzet viteve te kaluara që kemi pasur eksperience të njejtë si kjo me Top Awards, por ka kohë që ata janë zhdukur, janë mbyllur si evente, organizatoret e spikerët nuk i njeh më njeri, sillën rrugëve, derisa ne vazhdojmë më perkrahjën tuaj të rrijmë në skenë edhe sot.

Awardin me te mire e jep publiku. Përmës degjueshmërisë dhe pjesmarrjës në koncerte. Këtë nuk e them une por cdo njeri normal. Keto tjerat janë organizime njerëzish për ti shëruar komplekset ose për të sulmuar pa dobi dikend që nuk kanë forcë të matën burrerisht. Për të sulmuar dikënd që nuk rrezohet asnjëherë. Me rëndesi të ju kemi ju pëkrah"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat