Mijoviqi mes Bashkimit dhe largimit

Sporti

Mijoviqi mes Bashkimit dhe largimit

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 00:08
Petar Mijoviqi

Ish-trajneri i skuadrës së Bashkimit, Petar Mijoviqi, e ka mundësinë e hapur ta vazhdojë kontratën me Bashkimin.


“Do të shohim. Kam ofertë nga Bashkimi për vazhdimin e bashkëpunimit, por është ende herët për ta marrë një vendim. Do të shohim se cila do të jetë situata financiare e klubit, kështu që muajt e ardhshëm do të mësohet se ku do të jem sezonin e ardhshëm. Dëshiroj ta vazhdoj përsëri karrierën jashtë Malit të Zi, sepse këtu përveç Buduçnostit, Mornarit, Sutjeskas dhe Teodos nuk kemi skuadra tjera të organizuara siç duhet. Kudo që të shkoj do të përpiqem që ta instaloj vizionin tim të trajnerit dhe të lojës”, ka deklaruar Mijoviqi për mediet malazeze.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat