Bakalli: Efekti i Mateut dhe ‘Çmimi Kadare 2016’

Kultura

Bakalli: Efekti i Mateut dhe ‘Çmimi Kadare 2016’

Më: 29 maj 2016 Në ora: 15:46
Kadare

Ndërkohë që të shtunën pritet të shpallet fituesi i ‘Çmimit Kadare 2016’, publicisti Gilman Bakalli vjen me një editorial ku flet për të ashtuquajturin ‘Parimi i Mateut’.

“Suksesi i aktorit, shkrimtarit dhe piktorit, përcaktohet në një masë dërrmuese nga “parimi i Mateut”. Kapitulli 25 i Biblës, vargu 29: “Atij që ka, do t’i jepet akoma më shumë e do ketë me bollëk të madh…”. Në sociologji, ky mekanizëm quhet “efekti i Mateut” dhe përshkruan një proces, gjatë të cilit sukseset e tanishme nuk përcaktohen nga rendimenti dhe zotësitë aktuale, por nga arritje të mëparshme. Nëse aktori ia ka dalë që, përmes një kombinimi rrethanash të ndryshme (pa përjashtuar edhe talentin), të ketë kapur ndonjë rol me peshë, gjasat janë që ai të marrë në të ardhmen gjithnjë e më shpesh role me peshë. E kaluara e tij do punojë vazhdimisht në favor të tij dhe do i sjellë avantazhe të njëpasnjëshme,” shkruan Bakalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat