U përuruan tri vepra letrare të Daut Maliqit, poet e publicist nga Dardana

Kultura

U përuruan tri vepra letrare të Daut Maliqit, poet e publicist nga Dardana

Më: 29 prill 2016 Në ora: 11:25

Ditë më parë, në lokalet e Shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në Busavatë, janë përuruar tri veprat letrare të Daut Maliqit, poet e publicist, si: “Rrjedhë lumi”, “Toka ime” dhe “Kullat e krenarisë”. Ky përurim u bë mu në ditën e shkollës dhe në prani të shumë mysafirëve të jetës kulturore e publike. Fillimisht, Hysen Këqiku, krijues nga Gjilanit tha se, Daut Maliqi kësaj here na vjen me tri vepra letrare, si janë: “Rrjedhë lumi”, “Toka ime” dhe “Kullat e krenarisë”. Të gjitha këto vepra janë në vargje, të cilat janë krijuar nga “etja” poetike e autorit në fjalë.

“Dauti na erdhi me veprën e parë poetike “Rrjedhë lumi”, e cila vepër ia hoqi kapakun e arkës së frymëzimeve të akumuluara që nga një kohë kur kërkohej të thuhej “mos fol, por mbaj në mend”! Vepra në fjalë është një evokim i jetës së kaluar të autorit, i cila “jetë” ka lënë mbresa të thella tek autori. Por, vepra e tij poetike ngërthen në vete vargje të bukura poetike që të bëjnë të “relaksuar” për atë kohë të fëmijërisë, e cila të përkujton me nostalgji të prekshme atë jetë të kaluar.

Daut Maliqi, si poet, në veprat e tij nuk vërehet se e ka zvetënuar zërin e tij të ndërgjegjës apo zërin e njëmendësisë për një jetë ndryshe nga ajo që e përjetoi qysh nga koha njomake e fëmijërisë. Kjo kohë la gjurmë gjaku në opingat e shtyera e të vjetrurar, duke bredhur ograjave bleroshe të vendlindjes së tij, Busavatës. Krejt këto zëra e këto përjetime, autori u këndoi vargje të bukura për fëmijët, të cilat e shënojnë edhe zërin e deles, dhisë, ku së bashku me njeriun janë rritur me bukë e kripë e zemër.

E loja, ku mbeti? Loja mbeti atë kohë kur poeti, si fëmijë, luajti me atë top me lesh lope apo lecke, e loja nuk ndalej pas pushkallave e ëndrrallave që vinin në gjumë ashtu lehtë, lehtë si puhiza e verës. Kjo është një borë imagjinative e poetit, e cila është e artikuluar më një gjuhë të pastër e të pasur me ngjyra të larmishme poetike.

Poeti, shton: “Nëna ime e mira/ Në vendin e vet/ mbret/ dhe përsëri nënë/. Autori, Daut Maliqi shkruam poezi për Vlorën historike, për Ismaj Qemajlin, flamurin kuqezi, Marigonën, rrugëtimin 100-vjeçar të formimit të shtetit shqiptar etj”, shto H. Këqiku.

Rrahim Sadiku, shkrimtar nga Ferzaji u ndalë të flas për veprën “Kullat e krenarisë”. Kjo vepër letrare është e botuar në vitin 2016. Prandaj, vepra në fjalë e Daut Maliqit është një margaritar i rrallë i botës poetike. “Daut Maliqi, miku im i nderuar, gazetari i përkushtuar dhe njeriu që eci kurdoherë vertikalisht, me veprimtarinë e begatshme jetësore dhe me krijimet imagiinative, i ka të plota dhe të denja për t’i njohur të dy këto forma të jetës. Prandaj, jemi krenarë që poeti në fjalë na vjen me një bagazh të madh temash, formash shprehëse dhe gjetjesh e thyerjesh stilistike, duke e bërë gjithnjë të pazakonshëm edhe vargun më të zakonshëm, si mund të na duket në shikim të parë. Këtë më së miri e shpreh kur flet për gjeneratën: “Jetën duke shijuar me hapin e fitoreve/ ditëve të errëta e të ndritshme lapidari/ unin duke e larguar nga shpirtvrarjet/ aromë lulesh duke ndjerë me kohën/ arritjeve që shpesh kaluan ëndrrën”. Është kjo rini, e shfaqur poetikisht dhe e ndjerë thellë shpirtërisht, mbetet për kohë të gjatë në mendjen tonë, si lexue të kësaj poezie”.

E, Ramadan Mehmeti, shkrimtar nga Prishtina u ndalë tek vepra e Daut Maliqit “Toka ime”. “Padyshim, vepra e Daut Maliqit, kjo që po përurohet, është një refleksion i dhembjes së përjetuar, por është edhe një frymëzim që buron nga nostalgjia për vendlindjen e atdheun, që këto reflekse mbetën gjurmë kohe. Brenda tekstit të veprës “Toka ime” të autorit D. Maliqti, sikur na dëftohet vetë autori, i cili sa kthehet asaj toke të kalar stërgjyshore, ai kthehet edhe në kohën e tashme të Kosovës së lirë, kthim ky që na përkujton shpirtin e robëruar e të ndrydhur kur liria mohohej apo edhe kur qëndres ishte udhërrëfyese e së ardhmes. Prandaj, vepra “Toka ime” e autorit në fjalë jo vetëm që ka lirika kushtuar lirisë, por edhe lirika që prekin kujtesën e qëndresën për shpresë e jetë. Pra, brenda tekstit të veprës së autorit gërshetohet dhembja, vaji, pikëllimi, por vërehet në vargje se aty këndohet krenaria, guximi dhe atdhedashuria. Mbi të gjitha, në veprën e autorit në fjalë, mbizotëron njerëzorja dhe gjakimi për jetë e liri të popullit.

Xhevdet Kallaba, krijues nga Dardana tha se, unë sot jam dy herë i privilegjuar, një: se, në ditën e festës së shkollës më dhanë mirënjohje dhe, e dyta: është se, po më ipet rasti të flas edhe për veprën e Daut Maliqit, vendasit tim të çmuar si poet e si publicist. “Tek vargjet e këtij poeti shohi optimizëm, realitet, jetë, gjakim, por shohim e lexojmë vargje që shprehin rebelim ndaj okupuesit etj. Kjo vepër e poetit shpreh edhe kundër vlerave pa vlerë. Autori nuk i shmanget realitetit të jetës sonë. Kjo është qasja e tij reale, sidomos kur këndon për fëmijët që mërgojnë e ikin në botën e huaj. Kjo temë e brengos poetin, por edhe lexuesin. Shumë nëna mbetën pa fëmijët e tyre. Ato janë në pritje për të dëgjuar zërin e fëmijëve të mërguar, por kot së koti është pritja e saj. Megjithatë, autori Daut Maliqi e ka krijuar botën e tij poetike, e cila ka reflektime të thella që flasin për një kthim kah vendlindja.

Sabri Morina, punëtor i DKA-as në Dardanë, tha se, Daut Maliqi është njëri nga figurat e shquara të gazetarisë së kësaj ane. Ai përherë ka reflekuar kah pjesa jonë. Ka qenë zë i qiltër i informimit të kësaj pjesë të Dardanës. Me një fjalë, ai ishte në anën e popullit. I tillë ishte, por edhe tash i tillë mbeti, por tash i ëshë kthyer veprimtarinë letrare për lexuesit tanë të vegjël”.

Faton Krasniqi, krijues, në punimin e tij “Imazhet poetike të Daut Maliqti”, ka shtuar këto fjalë: Daut Maliqi i jep kuptim vargëzimit, i ndjeshëm, emotiv në përditshmërinë e shoqërisë shqiptare, me kulturë të thellë prej një intelektuali modern e bënë poezinë që të bredhë nga koha në kohë, duke mos u ndalur në asnjë vend statik. Poezia e autorit ushqehet dhe ngjizet nga e kaluara, nga tradita kulturore kombëtare; brenda diskursit poetik poezia e autorit do të qëndrojë e përbotshme, duke iu përballuar qasjeve ideoinovative poetike. Libri përbëhet nga katër pjesë që tërheq lexuesin nga pjesa në pjesë, nga poezia në poezi duke u vetëplotësuar po sa të bie në duart e lexuesve. Daut Maliqi nga libri në libër tregon perfeksionim në artin letrar, ai nuk rresht së kërkuari tema kohore, sjell nuanca kreative poetike që ngjallin kureshtjen e lexuesit në vazhdimësi. Libri i Daut Maliqit me titull: “Toka ime e mirë”, sjell energji pozitive, freski krijuese, motiv për gjeneratat e reja për krijimtari letrare” ka shtur F. Krasniqi.

Në fund, Daut Maliqi, autor tha se, e kam pak si vështirë të flas. Por, më ipet ta them një paraqitje të Vehap Shitës, kritik dhe publicist i madh yni, i cili, kur të tjerët i shtuan disa fjalë, ai iu përgjigj” Besoni burra, unë, pas këtyre fjalëve, nuk po e njoh vetën. “Edhe unë, pas këtyre fjalëve që i shtuan parafolësit e mi, nuk kam çka të shtoj, por i falenderoj të gjithë nga zemra për ato fjalë miradije e të ngrohta që i shtuan për veprat e mia. Të shtoj edhe këtë se, unë jam shumë mirënjohës mësuesit tim, Tefik Kallaba, i cili në jetë më udhëzoi dhe më rrëfeu rrugëtimin tim më të praruar. Ky për mua ka qenë mësuesi më shembullor i jetës sime. Ju falemnderit të gjithëve!/Tefik Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat