Klasikët në Opera- Orkestra e TKOB, koncert simfonik në 29 prill

Kultura

Klasikët në Opera- Orkestra e TKOB, koncert simfonik në 29 prill

Më: 26 prill 2016 Në ora: 13:48

Një koncert simfonik, pjesë e ciklit “Klasikët në Opera” do të shfaqet në 29 prill nga orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në kryeqytet.

Koncerti do të sjellë veprat e kompozitorëve të njohur me famë ndërkombëtare Mozart & Haydn. Në koncertin e dirigjuar nga Edmond Doko solistë janë Fatos Bardulla (violinë), Ilir Mergjyshi (violonçel), Erik Tauzi (oboe), Orges Malaj (fagot), bën të ditur në rrjetin social Facebook, TKOBAP.

Në programin e koncertit janë Simfonia Nr. 25 në G Minor K. 183 e Wolfgang Amadeus Mozart. Kjo simfoni u shkrua nga Mozart në moshën 17 vjeç në tetor të 1773 pas suksesit të operas Lucio Silla. Koha e parë është shumë e njohur pasi është muzika hyrëse në filmin kushtuar jetës së tij nga Miloš Forman‘s film “Amdeus”. Kjo simfoni është e përbërë nga 4 kohë: Allegro con brio, Andante, Minuetto e Trio, Allegro.

Wolfgang Amadeus Mozart (27 janar 1756 – 5 dhjetor 1791) është një kompozitor i cili i përket erës klasike dhe ka shënuar periudhën në të cilën jetoi. Ai lindi në Salzburg dhe tregoi talent të madh që në moshë fare të re. Që kur ishte 5 vjeç ai luante në piano dhe violinë dhe performonte në oborret mbretërore evropiane.

Në moshën 17-vjeçare ai u angazhua si muzikant në oborrin e Salzburgut edhe pse ambicia e çoi që të udhëtonte në kërkim të një pozicioni më të mirë. Kështu ai qëndroi në Vienë ku u bë shumë i famshëm, por në të njëjtën kohë pati edhe shumë probleme financiare. Gjatë viteve të fundit të qëndrimit në Vienë ai kompozoi simfonitë, koncertet dhe operat më të njohura të tij.

Ai kompozoi mbi 600 punime, disa nga të cilat janë cilësuar si perla të muzikës simfonike, operistike, koncertale dhe korale. Bethoveen e zhvilloi karrierën e tij i frymëzuar nga Mozart, dhe Haydn e ka cilësuar si të papërsëritshëm.

Pjesë e koncertit është edhe simfonia Koncertale në B-flat major (Nr. 47) e përbërë nga tre kohë:Allegro, Andante, Allegro con spirit e kompozitorit Joseph Haydn.

Ai lindi në (31 Mars 1732 – 31 Maj 1809) është një kompozitor i njohur austriak që i përket periudhës klasike. Ai ka patur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e muzikës së dhomës dhe të arkitekturës muzikore, duke përfituar edhe cilësimin si “Babai i simfonisë dhe i kuartetit të harqeve”.

Edhe pse pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi si muzikant i një familjeje të pasur, gjë që e izoloi nga muzikantët dhe trendet e kohës, muzika e tij u përhap gjerësisht dhe për pjesën më të madhe të jetës ishte një nga kompozitorët më të famshëm në Europë. Joseph Haydn është jo vetëm një kompozitor shumë i rëndësishëm i periudhës klasike por njëkohsisht mik dhe mentor i Mozart si dhe mësues i Beethoven.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat