Doli revista “SYMBOL”

Kultura

Doli revista “SYMBOL”

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:42

Pak ditë më parë ka dalë numri i ri, i gjashti me radhë, i revistës kulturore “Symbol”.

Pak ditë më parë ka dalë numri i ri, i gjashti me radhë, i revistës kulturore “Symbol”. Intervistën ekskluzive për lexuesin shqiptar në këtë numër e ka dhënë shkrimtari i madh anglez, D. M. Thomas, autor i romanit “Hoteli i Bardhë”. Në këtë intervistë, ai ka folur për vendlindjen, librat dhe gratë e tij. Duke qenë shkrimtar kontrovers, përgjigjet në këtë intervistë shpesh janë shokuese, si për shembull atëherë kur flet për fëmijërinë e tij edipiane: “Unë jam njëfarë Edipi i dyfishtë, sepse motra ime, e cila fatkeqësisht vdiq vitin e kaluar, ishte dhjetë vjet më e madhe se unë, prandaj ishte si një lloj ure ndërmjet meje dhe nënës. Dhe kur isha dhjetë-njëmbëdhjetë vjeç, ajo ishte një 20-21 vjeçare shumë tërheqëse dhe seksi. Pra, krahas nënës sime katërdhjetë vjeçare, që ishte shumë tërheqëse, unë kisha edhe një tjetër figurë erotike, motrën time”. Po ashtu, në intervistë ai tregon edhe sagën mbi tridhjetë vjeçare të regjisorëve të mëdhenj botërorë për ta bërë film romanin e tij. Intervista, si edhe në numrat e mëparshëm, është botuar në dy gjuhë: shqip dhe anglisht.

Në këtë numër të revistës “Symbol” gjithashtu janë botuar edhe shkrime të fushave të ndryshme, të autorëvë të huaj dhe shqiptarë. Jacuqes Attali, Ana Ahmatova, Pessoa, O.Henry, O’Neil dhe Jakobson janë disa prej autorëve që vijnë me shkrime interesante për muzikën, pikturën, përkthimin etj. Kurse nga shqiptarët janë botuar shkrime mbi letërsinë, filozofinë, sociologjinë, kinematografinë e të tjera, nga: Ylber Hysa, Ibrahim Berisha, Ben Apolloni, Dritan Dragusha, Sherif Luzha etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat