Pavarësia e Kosovës

Kultura

Pavarësia e Kosovës

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 07:07

Një komb i tërë në këto troje në lëvizje të mbarë,
Për t’i nderuar të rënët e kombit në vijimësi,
Rezultoi me lindjen e shtetit të dytë shqiptar,
Më 17 shkurt të dekadës së parë të shekullit 21.

Frymë e bashkimit që moti ishte ndezë,
Për t’mos qenë kurrë të pushtuar as të ndarë,
Gjithandej kah flitet shqip e deri në Prevezë,
Të punojmë për fatin tonë të mbarë!

Uroj e punoj që dy shtetet shqiptare, shqipeve t’iu ngjajnë,
Tani kur ka arritur ajo e shumëpritura dhe e mirëpritura ditë,
Në të gjitha trojet tona shekullore mesazhe urimi të shpërndajnë,
Duke i shtrirë krahët, duke u kalitur nën qiellin plot dritë.

Për të qenë të pathyeshme sa të jetë jeta,
Unitetin e vizionin ta kemi në rend të parë,
Që të jenë të zonjat për të zotëruar mbi trojet e veta,
T’i shtrijnë krahët gjithandej ku ka shqiptarë!

Atëherë kur janë të gatshme për t’i sfiduar stuhitë,
Nga ai çast bëhem i qëndrueshëm, nga mendja më ik dyshimi,
Kur ua shoh krahët e shtrirë në qiellin plot dritë,
E puhizat e lirisë shpërndahen mu si valë Drini.

Njeriu, toka, ajri e uji kur nga këmba e huaj çlirohen,
Çdo gjë kthehet për së mbari, jeta ka kuptim,
Që të gjitha këto do të formësohen e çmohen,
Në çdo cep të atdheut çdo ditë na është mbushur me gëzim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat