"Fast and Furious" nuk ndalet, do të ketë dhe 3 filma të tjerë

Kultura

"Fast and Furious" nuk ndalet, do të ketë dhe 3 filma të tjerë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 23:52

“Fast and Furious” nuk do të ndalet. Aktori i filmit aksion Vin Diesel, ka konfirmuar se do të publikohen edhe 3 filma të tjerë, në mënyrë që në total të bëhen dhjetë.

Skenari i “Fast and Furious 8” është ende në punim e sipër, megjithatë do të ketë një ndryshim që do të mbajë të mbërthyer publikun përpara ekranit.

Sipas asaj që raportohet në portalin “Deadline.com” pritet që në “Fast and Furious 8”, protagoniste do të jetë dhe Charlize Theron.

Përsa i përket vazhdimit të deklaratës së Vin Diesel, ai tregon vitet kur do të publikohen tre filmat e tjerë. “Fast & Furious 8” do të publikohet në prill të 2017-s, “Fast & Furios 9” do të publikohet dy vite më pas, në 2019-n, dhe në përfundim “Fast & Furious 10”, do të dalë në vitin 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat