Filmi ‘Shok’ shkon deri te regjisori Steven Spielberg

Kultura

Filmi ‘Shok’ shkon deri te regjisori Steven Spielberg

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:09

Në faqen zyrtare të filmit ‘Shok’ në Facebook, janë postuar fotografi nga një darkë e organizuar për të nominuarit për çmimin Oscar.

Producenti i filmit Eshref Durmishi dhe regjisori Jamie Donoughue kanë shpërndarë një fotografi nga darka në Hollywood, ku shihen bashkë me regjisorin e famshëm Steven Spielberg.

“Duke ia prezantuar filmin ‘Shok’, Steven Spielberg-ut”, kanë shkruar ata.

Durmishi dhe Donoghue kanë postuar edhe fotografi me shumë artistë të tjerë si Matt Damon, Sylvester Stallone, regjisorin Alejandro Gonzalez Inarritu, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat