Sot mu kujtua…

Kultura

Sot mu kujtua…

Nga: Bit Gecaj Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 19:16

ai takimi i djeshëm,
që nuk prodhoi poli(e)tikë,
njerezit që rrinin në kafe,
ata që zbritën shkallet pasta,j
i bënë kauzë llafet e mëdha,
cak atDheun e atyre që vdiqën,

Dhe të gjithë një ditë,
në një ditë,
thanë se prekën qiellin,
me majat e gishtërinjve,
të ringjallur se tepërmi,
vranë sërish atDheun e tyre.

Të nesërmen
lëshuan duart mbi kokë
mallkuan fundin e ëndrrës
gjithçka që shihej me sy,
zemër nuk kishte,
ishin ata vetë, apo
ajo që nuk duhej të ishte…!
©b.gecaj

PS: Të dashur politikanë shqiptarë, kërkoj ndjesë që merrem me ju e flas… Por, nuk mund të mos flas, as nuk mund të pres ndërgjegjësimin tuaj, sepse ju jeni tëpër të pafytyrë, dhe nuk ndergjegjesoheni kurrë…!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat