Filmi 'Babai', në 'Around The World in 14 Films'

Kultura

Filmi 'Babai', në 'Around The World in 14 Films'

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 17:12

Filmi do të prezantohet në Berlin më 3 dhjetor dhe vetë regjisori i filmit Visar Morina e ka vlerësuar të jetë një ndër festivalet më të veçanta

Filmi “Babai”, do të shfaqet premierë për audiencën e Berlinit dhe këtë prezantim vetë regjisori i filmit Visar Morina e ka vlerësuar të jetë më i veçantë, shkruan kultplus. Festivalin “Around The World in 14 Films” që ka filluar të mbahet në Berlin, Morina e ka quajtur si një ndër festivalet më të dashura dhe ka ftuar berlinerët që të shohin filmin e tij që do të shfaqet në ora 19:30 më 3 dhjetor. Në film me rolet e tyre luajnë aktorët: Val Maloku, Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Enver Petrovci, Xhevdet Jashari, Armend Ismajli, Arijeta Ajeti, Alban Ukaj, kurse filmi ka rrëfimin në vitet e 90-ta, kur Kosova ishte një një gjendje jo të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat