Shënohet 70 vjetori i lindjes së Jusuf Gërvallës

Kultura

Shënohet 70 vjetori i lindjes së Jusuf Gërvallës

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 14:20

Aktivitetet fillojnë prej 1 deri me 3 tetor , në teatrin e qytetit “Istref Begolli”.

Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së poetit dhe atdhetarit të shquar, Jusuf Gërvalla, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës, ka përzgjedhur sërë aktivitetesh, për ta kujtuar-nderuar jetën dhe veprën e Gërvallës.
Aktivitetet fillojnë prej 1 deri me 3 tetor , në teatrin e qytetit “Istref Begolli”. Pjesë e ditëve përkujtimore të Gërvallës, është edhe shfaqja “Dinjiteti” e autorit Ruzhdi Pulaha, në regji të Agim Selimit, shfaqje kjo e cila do të jepet më 01 tetor 2015, në ora 19:00.

Aktiviteti 3 ditor “Ditët e Jusuf Gërvallës”, organizohet nga patronati i kryetarit të komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat