​"Fer Film" nis nesër

Kultura

​"Fer Film" nis nesër

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 16:55

Nesër në Ferizaj fillon edicioni i tretë i festivalit të filmit i njohur si "Fer Film". Pritet që për katër ditë sa do të zgjasë festivali para dashamirëve të filmit do të shfaqen 60 filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Ferizaj, Naim Ferati,ka thënë me këtë rast se ky festival po organizohet nën patronatin e kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe se gradualisht festivali po e fiton edhe fizionominë e tij.

"Ky festival tashmë ka marrë rrugën e tij dhe gjatë këtij aktiviteti katër ditor do të kemi shumë mysafirë edhe nga vendet tjera, konfirmim kanë bërë 15 regjisor që do të vijnë nga Gjermania, Spanja, nga Turqia, Iraku dhe vendet tjera të Evropës që do të jenë prezentë gjatë kësaj kohe. Ky festival përveç aspektit kulturor dhe misionit që ka për ngritjen e nivelit dhe për motivimi dhe fuqizimin e artistëve tanë dhe regjisorëve, ka edhe një mesazh tjetër për zhvillimin e turizimit në komunën e Ferizajt, nga fakti se ardhja e mysafirëve nga vendet e ndryshme do të thotë një mundësi e mirë për t'i promovuar vlerat kulturore, artistike e pse jo edhe turiz min", ka thënë Ferati

Për më tepër bëhet e ditur se komuna e Ferizajt ka potencial të mjaftueshëm për organizimin e një festivali të këtillë dhe se herave të tjera do të zë vend qendror në agjendën kulturore të komunës.

"Brenda këtij viti do të fillon edhe ndërtimi i kinemasë në mënyrë që në vitin e ardhshëm ky institucion kulturor do ta gëzon një epitet më të lartë dhe po besoj që ka mjaft hapësirë që ky festival të zhvillohet duke pasur parasysh që Ferizaj dhe regjioni ka regjisor filmi, kështu që do t'ju jepet hapësira e duhur për këtë zhanër", ka thënë Ferati,duke sjellë si shembull, filmit të regjisorit ferizajas, Besim Ugzmajli, i cili ditë më parë fitoi çmimin e shikuesve në një festival prestigjioz të SHBA-ve.

Ndryshe, festivali ka karakter garues ku janë paraparë edhe shpërblime nga organizatori, ndërsa u bë e ditur se këtë organizim e ka mbështetur Drejtoria për Kulturë e Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat