Galeria Kombëtare në karantinë

Kultura

Galeria Kombëtare në karantinë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 16:46

Për një javë Galeria Kombëtare Arteve i nënshtrohet dezifektimit të plotë, i pari që nga koha e krijimit të objektit. Procesi që synon veçanërisht fondin e veprave të artit, është lënë pas dore për mungesë fondesh.
Dezifektimi i Galerisë Kombëtare të arteve pot ë ishte një proces rutinë nuk do përbënte lajm. Deri 5 vjet të shkuara dezinfektimi është bërë në mënyrë të pjesshme, klimatizimi asnjëherë s’ka qenë në parametra normalë dhe paratë për një shërbim shërues gjithnjë kanë munguar.
Thirrjes së Galerisë Kombëtare në media për të tërhequr vëmendjen e sipërmarrësve privatë, iu përgjigj kompania air e cila vullnetarisht vjen të kryejë dezinfektim kundër insekteve dhe parazitëve në të gjithë nivelet e objektit dhe sidomos në fonde ku ruhen në hapësirë shumë të kufizuar 5000 vepra arti, pikturë, skulpturë po edhe ikona.
Sallat e ekspozitave të përhershme nuk do të preken. Pa përfshirë arsenalin e artit mesjetar i konfiskuar vitin e shkuar. Ato do të zhvendosen në Muzeun Historik Kombëtar që edhe ai do t’I nënshtrohet dezifektimit të plotë sërish nga djemtë e air.
Nëpunësit lënë zyrat, turistët pushojnë në shkallë, dyert mbyllen deri më gjashtë shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat