Filmi turk “Mustang” merr çmimin Zemra e Sarajevës

Kultura

Filmi turk “Mustang” merr çmimin Zemra e Sarajevës

Më: 23 gusht 2015 Në ora: 22:30

Filmi “Mustang”, me regji të turkut Deniz Erguven ka marrë çmimin kryesor në Festivalin e Sarajevës, i cili sot përfundoi sonte edicionin e tij të 21-të.

Gjithsej 16 mijë euro është shpërblimi për vendin e parë, shumë kjo që sigurohet nga Këshilli i Evropës.

Nga ky film ka shkuar edhe çmimin për aktoret më të mira, ndërsa aktorët meshkuj më të mirë ishin ata nga filmi “Chevalier” nga Greqia.

Filmi “Biserna Obala” nga Mali i Zi ka marrë çmimin për filmin më të mirë të shkurtër – Heart of Sarajevo for Best Short Film , ndërsa filmi nga Rumania “Toto and his sisters” e ka marrë çmimin për dokumentarin më të mirë. “Flotel Europa” ka marrë mirënjohje speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat