Gjërat që nuk i keni ditur për librin “Ferma e Kafshëve”

Kultura

Gjërat që nuk i keni ditur për librin “Ferma e Kafshëve”

Më: 20 gusht 2015 Në ora: 20:18

Që prej vitit 1950, libri i Geroge Orwell “Ferma e Kafshëve” (“Animal Farm”), është një prej librave kryesor të kurrikulës shkollore.
Në këtë libër një derr i inspiron kafshët e tjera që të revoltohen kundër pronarit të tyre njeri.

Në fakt historia e këtij libri është kundër të këqijave të diktaturës së Joseph Stalin.

Më 17 gusht ky libër shënoi 70 vjetorin e publikimit.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej fakteve që nuk i keni ditur për këtë libër.

1. Për këtë libër Orwell është inpiruar nga përvoja e tij gjatë luftës civile në Spanjë

Orwell së pari ka treguar për eksperiancën e tij gjatë Luftës Civile në Spanjë

Koha kur ai detyrohej që të ikte nga spastrimet e komunistëve në Spanjë, e kishte inspiruar atë që të kuptojë se “sa lehtë propaganda totalitare mund ta kontrollojë mendimin e njërzve të ditur në vendet demokratike”.

E pas kësaj përvoje të tij, lindi “Ferma e Kafshëve”.

2. Skena në fermë u inspirua nga nja djalë 10 vjeçar

Për këtë ‘përrallë satirike në fermë’ Orwell u inspirua pasi që e pa një djalë të vogël që e rrahte kalin çdo herë kur ai nuk e merrte drejtimin që i thoshte djaloshi.

“E kuptova se nëse edhe kafshët e kuptojnë fuqinë e tyre ne njerëzit nuk do kishin fuqi mbi ta, dhe se njerëzit i shfrytëzojnë kafshët njëjtë si të pasurit që e shfrytëzojnë proletariatin”.

3. Libri pati vështirësi për t’u botuar

Orwell fillimisht kishte shumë vështirësi në marrjen e dorëshkrimit për këtë libër, e kryesisht kjo frikë ishte për shkak të ndjenjave të tij anti-ruse.

Libri më në fund u pranua për t’u botuar nga botuesi britanik, Jonathan Cape.

Mirëpo edhe kësaj kompanie nuk i’u deshtë shumë për të ndryshuar mendje. Kjo sepse botuesi u kërcënua nga Peter Smollet, një zyrtar i qeverisë ruse.

4. Libri nuk ishte gjithmonë kaq i vlerësuar

“Animal Farm”, është emëruar si një prej 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze sipas Time Magazine e ka fituar fituar çmimin e Hugo.

Mirëpo në fillimet e tij kritikat kundër këtij libri ishin se është i stërmbushur me steriotipe.

5. Gruaja e Orwell vdiq menjëherë pas publikimit të librit

Fatkeqësisht gruaja e tij, Eileen, vdiq menjëherë pas publikimit kështu që nuk e shijoi asnjëherë suksesin e burrit të saj.

Bashkëshortja e tij prej nëntë vjetësh vdiq nga sulmi në zemër gjashtë muaj pas publikimit të librit.

6. Titulli original nuk është “Ferma e Kafshëve” “Animal Farm”

Titulli i plotë ishte: “Animal Farm: A Fairy Story”.

Mirëpo këtë titull i’a ndryshuan botuesit amerikan në vitin 1946.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat