BarCampi në Prizren diskuton për muzikën tradicionale shqiptare

Kultura

BarCampi në Prizren diskuton për muzikën tradicionale shqiptare

Më: 19 gusht 2015 Në ora: 18:17

Në kuadër të BarCamp-it të njëzetë që do të mbahet në Prizren do të diskutohet për muzikën tradicionale shqiptare. Kjo ngjarje organizohet sot (19 gusht) me fillim nga ora 20:00, në Kafiç, në Prizren.

Para të pranishmëve do të flasin Rreze Kryeziu Breznica – muzikologe, Besa Luzha – pedagoge e muzikës dhe Visar R. Munishi, studiues i Etnomuzikologjisë.

BarCamp Prizren është një ngjarje joformale që përkrahet nga komuniteti dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit interaktiv ndërmjet folësit dhe pjesëmarrësve.

Ky eveniment ka për qëllim t’i motivoj pjesëmarrësit që të marrin pjesë në një epokë të re të lidershipit dhe të nisin ndryshime pozitive në shoqëri. Me integrimin e biznesit, teknologjisë dhe temave sociale në një vend, këto ngjarje joformale ofrojnë vendin ideal për ndarje të ideve, zgjerim dhe krijim të lidhjeve të reja shoqërore.

BarCamp Prizren organizohet nga OJQ THY dhe mbështetet nga Fondacioni IPKO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat