Dokufest fillon të shtunën

Kultura

Dokufest fillon të shtunën

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 13:27

Të shtunën do të bëhet hapja e festivalit të Dokufest nga ora 20:00 në qytetin e Prizrenit.

Ceremonia e hapjes së festivalit do të mbahet në Kino Lumbardhime me shfaqjen e filmit “Those who see the fire burning” nga Morgan Knibbe, një film rrënqethës mbi situatën e pashpresë të refugjatëve në tentim të ikjes në Evropë.

Këtë vit ky festival do të na sjellë rreth 230 filma nga 3 mijë sosh sa kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij festivali.

Drejtori Artistik i DokuFest, Veton Nurkollari, shprehi kënaqësinë të paraqes programin mëtë pasur të festivalit deri tani.Të zgjedhura nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.Tema e festivalit këtë vit është migrimi, konteksti i tij shoqëror global dhe lokal si dhe pasojat, të cilat do të theksohen dhe hulumtohen në një numër të aktiviteteve, përfshirë panele dhe debate me filmëbërës dhe me ekspertë të ftuar ndërkombëtar dhe vendor.

Një program i filmave të cilët fokusohen në çështjen e migrimit është krijuar ndërsa regjisori fitues i BAFTA Daniel Mulloy edhe këtë vit ka krijuar një kampanjë vizuale të mrekullueshme për temën e festivalit.

Festivali do t’i bëjë homazh njërit ndër filmëbërësve më të rëndësishëm botëror Albert Maysles, me shfaqjen e gjashtë filmave të tij. View From The World, programi jo-garues i festivalit prap do të sjell disa nga filmat më të mirë të këtij viti, përfshirë CITIZENFOUR, fitues i çmimit Oskar për filmin më të mirë dokumentar, The Wolfpack, senzacionin e Sundance dhe fituesin e çmimit të jurisë atje si dhe The Pearl Button, fitues i çmimit për skenarin më të mirë në këtë edicion të Berlinale.

Program i pasur i këtij viti poashtu përfshin programin e kuruar nga kritiku i filmit Neil Young e që është një studim i skenës së pavarur të filmit amerikan në programin e titulluar Uncharted States of America (Shtetet e Bashkuara të paeksploruara) dhe programin e Pamela Cohn që tanimë është një eksplorim i vazhdueshëm i muzikës në filmin dokumetar, në programin e titulluar Sound of my Soul (Tingujt e shpirtit tim).

Programeri i filmave të shkurtër, Samir Karahoda, foli për programin e filmave të shkurtër të festivalit.duke theksuar qëDokuFest do të prezantoj një numër rekord të filmave shqip. 10 premiera të filmave shqiptar do tëshfaqen në festival.

Nga ana tjetër Drejtori Ekzekutiv i DokuFest, Eroll Bilibani, foli për panelet, master klasat dhe punëtoritë që do të sjellin figura të njohura në fushat e tyre përkatëse dhe të trajtojnë llojllojshmëri temash që kanë të bëjnë me filmin dhe përtej.

Debati i titulluar “Ballafaqimi me të kaluarën” do të adresojë rolin e rëndësishëm që arti dhe kultura kanë në krijimin e vlerave të reja që do të mund të ndihmojnë në ballafaqimin me traumat e konfikteve të viteve të 90-ta.

Një debat tjetër do të mbledhë panelistë të cilët do të diskutojnë për shqetësimet kryesore mjedisore dhe ndryshimet klimatike në rajon. Debatet do të mbahen në hapësirën e mrekullueshme të Muzeut të Hamamit, ndërsa biseda tjera që do zhvillohen aty përfshijnë deabtin mbi tregun e filmave të shkurtër, rolin e medieve në luftimin e korrupsionit, mbi dhunën seksuale gjatë konflikteve në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë dhe pasojat për të mbijetuarit, dhe tre debate që do të shqyrtojnë temën e migrimit nga kënde të ndryshme.

Hapësira e Kino Klubit do të jetë nikoqire e ligjeratave të ndryshme përfshirë masterklasën me Lucy Walker, regjisore e nominuar dy herë për Academy Aëard, e cila do të ndajëkëshilla për procesin dhe anën praktike të editimit të filmave dokumentar. Në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës do të organizojmë ligjeratën me Vasif Kortun një shkrimtar, kurator dhe ligjerues i artit bashkëkohor nga Stambolli, i cili do të flasë për artin dhe ndryshimet urbane duke u fokusuar në punën e tij si në SALT, Istanbul – një institucion i cili është pjesë e shumë programeve dhe një arkive të gjerë të artit bashkëkohor dhe arkitekturës turke.

Punëtoria “Nëse sot shkoni në pyll…” do të bëjë bashkëpjesëmarrës që do të eksplorojnë sekretet e dramës dge filmëbërjes duke krijuar një performance në natyrë. Ndërsa Kino Prizreni rikthehet për të treten herë me rradhë, duke bërë bashkë filmëbërësit nga e gjithë bota për të shkruar, xhiruar, edituar filmat e tyre me një buxhet jo-ekzistues dhe me pajisje dhe ekpertizë të përbashkët. Punëtoria Balkan Documentary Center Discoveries 2015 do të bëjë bashkë profesionistë me projekte të dokumentarëve me një potencial ndërkombëtar që t’i paketojnë ato për tregun e filmave. Ndërsa partnerët e Dokufest CORNERS do të sjellin tre punëtori të cilat përfshijnë një performancë që do të kombinojë teatrin, muzikën dhe poezinë; një instalacion public mbi nocionin e “shtëpisë” dhe një ekspozitë me shtëpi të zogjve.

Drejtuesja e Komunikimit, Nita Deda, vahzdoi prezantimin e aktiviteteve shtesë të DokuFest.

DOKU:TECH do të jetë vendtakim i mendjeve të ndritura të brezit të ardhshëm për të eksploruar dhe eksperimentuar me teknologji ku do të diskutohen njohuritë e hapura dhe inovacionet e teknologjisë në mbarë botën me protagonistët kryesorë të këtyre zhvillimeve. DOKU:TECH do të mbahet në datat 8-9 gusht në DokuFest në Prizren, do të ofrojë frymëzim dhe një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit që do të kenë mundësi të përfshihen, të jenë aktiv, të dëgjojnë dhe gjithashtu të sfidojnë folësit gjatë prezentimeve.

DokuKidsapo festival i fëmijëve është i strukturuar rreth të vegjëlve të cilët do të jenë të përfshirë në dy punëtori të dizajnuara me kujdes, që do të shërbejnë si platforma të të menduarit dhe argëtimit të tyre. Fëmijët do të mësojnë për teknikat e filmit dhe artit të performancës duke reflektuar mbi aspekte të ndryshme të jetës së tyre. Rezultati përfundimtar do të jetë një performancë e bukur në Rrugën e Farkatarëve në Prizren si dhe një film i stop motion i krijuar nga ata.

Program i koncerteve të muzikës DokuNights do të bëjë bashkë artistë nga zhanre të ndryshme muzikore. Koncertet do të mabhen në Parkun e Marashit, ku poashtu do të ndërtohet kinemaja e re e Dokufest, Kino Andrra, në të cilën do të projektohen filma për muzikë. E gjitha do të filloj më 8 gusht me Ah! Kosmos, Tijana T dhe Alien no. 155 – trio që reprezentojnë Stambollin, Beogradin dhe Tiranën, të cilat do të bashkohen për herë të parë për të filluar udhëtimin e DokuNights. Gnučči do të vazhdojë me ritmin e saj energjetik duke sjellë një dimenzion të gjerë muzikor dhe këngë bombastike. Ndërsa nënatën e tretë të DokuNights do të performojë grupi legjendar nga Rusia, Messer Chups. Pastaj, TRITONIK nga Mauritius do të kombinoj në bukur ritmet afrikane dhe ngjyrat orientale nën hijen e këngëtarit blues.Grupi Kosovar Bloody Foreigners do të sjellëperfromancën e parë live të dy albumeve të tyre ndërsa sinergjia në mes tëSeba dhe MC Loëqui do të sjellë një natë që do të reprezentojë drum n’ bass në verzionin e tij më të zëshëm dhe mprehtë. Dhe në fund, zana jonë magjike, Nezafete Shala dhe grupi i saj, do ta sjellin udhëtimin në një gjendje të paqes dhe gëzimit me këngët e tyre plot dashuri.

Muzikantë tjerë që do të performojnë në skenën e Andrrës të DokuNights janë: Marcel Fengler, Hajdar Berisha, Garazhë (Ergen + Pinkmetal), Nire, Ëild Baby/Seve Neves, Loni, Trashmango.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat