Into The Park - Festivali i muzikës dhe mjedisit është kthyer për herën e katert në qytetin e Pejës

Kultura

Into The Park - Festivali i muzikës dhe mjedisit është kthyer për herën e katert në qytetin e Pejës

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:54

Prezantuar nga organizata Into the Park, ky festival do zhvillohet gjatë datave 24 dhe 25 Korrik. Pjesë të programit këtë vit do jenë aktivitetet e saja të promovimit të muzikës dhe artit përmes shkëmbimit të njohurive në mes të artistëve lokal, regjional e ndërkombëtar si dhe krijimi i materialeve audio-vizuale përmes performancave artistike në festival, promovimi i artit vizual dhe teknikat e krijimit të artit vizual, promovimi i kulturës mjedisore dhe ngritja e vetëdijes për mjedisin, zhvillimi i turizmit dhe promovimii vlerave të trashëgimisë kulturore.

Into the Park do nisë me hapjen e kampingut të saj në hapësirat e parkut të madh të qytetit në mëngjesin e datës 24 Korrik, ofertës turistike e cila është ndërtuar nga Into the Park dhe organizatat partnere si ‘Marimangat e Pejës’ dhe ‘Aeroklubi Peja’ të cilat edhe do ju japin mundësi të gjithëve të njoftohen perms sprovimit të eksperiencave si ngjitja alpike ne Via Ferrata dhe trajnimit te shkurter te pilotimit te Paragllajdit.

Programi muzikor dy ditor i skenës kryesore do hapet me bende dhe mbyllet me DJ nga vendi dhe bota. Në dy mbrëmjet e festivalit, në skenën kryesore të muzikës, më 24 Korrik do të performojnë :Bllabllablla ... (Mk) Asgje Sikur Dielli(Ks), Visar Kuqi (trio - Ks), Mdosse(Fin) dhe Dagg (Ks). Nata e pare do ketë akoma artiste tjerë të cilët do konfirmohen në vazhdimsi, dhe më 25 Korrik skena do të elektriozhet me DJ nga vendi dhe bota si : Florian Meindl (Ger), Georgi Adi (Gr), Vladislav Rashkov(Bg), Electra Leger (Al), Nani Killa (Ks), Versus (Ks), Florent V. (Ks) dhe Mendar (Ks).

Në këtë vit festivali pret më shumë se 10,000 vizitorë nga vendi dhe rajoni. Into the Park mirëpret të gjithë të interesuarit të cilët do vijnë të shijojnë apo edhe të participojnë në këtë ngjarje. ITP, do krijoje sivjet lehtesira mbi blerjen e biletave, si online buy dhe neper sportele dhe pika te caktuara neper qytetet kryesore ne Kosovë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat