Saranda dhe Gjirokastra, streha për filmin

Kultura

Saranda dhe Gjirokastra, streha për filmin

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 08:05

Edicioni i dytë i “Dea Open Air International Film Festival” do të zhvillohet nga 4 deri më 10 korrik. Festivali ndërkombëtar i Filmit ‘Dea Open Air’ – këtë vit në Sarandë dhe Gjirokastër – synon t’i kthejë këto dy qytete në qendra të takimit të kineastëve, producentëve dhe sidomos distributorëve të industrisë së filmit.

Nga dy qytete në të cilat prej 25 vitesh mungon kinemaja, falë pozitës gjeografike dhe ofertës kulturore e turistike, ato mund të kthehen në qendra të tërheqjes së vëmendjes kinematografike krahas Sarajevës dhe Selanikut.

Festivali do të jetë Open Air. Në Sarandë, në restorant “Limani”, ndërsa në Gjirokastër, në një kinema të improvizuar në sheshin e kalasë. Gjithashtu do të improvizohen dhe disa kinema të tjera për seksionet plotësuese në ambiente të ndryshme të qyteteve. Gjatë ditës të ftuarit e festivalit do të zhvillojnë shëtitje në pika turistike dhe historike të zonës.

Një nga veçantitë e festivalit do të jetë Akademia verore e Filmit Dea. Në të do të marrin pjesë kineastë të rinj dhe studentë të kinemasë nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni. Akademia do të drejtohet nga tre lektorë të filmit nga Gjermania. Filmit shqiptar i është rezervuar një seksion i veçantë, në të cilin do të shfaqen jo vetëm filmat e rinj por dhe një retrospektivë nën okelion – Nostalgji.

Gjatë këtij aktiviteti është menduar të organizohet dhe një homazh për një portret (një ikonë) e kinemasë shqiptare. Aktiviteti kryesor i festivalit natyrisht është konkurrimi i filmit artistik me metrazh të gjatë. Gjithashtu në aktivitet do të ketë dy seksione të veçanta; open mind dhe cross-border . Seksione të tjera përfshijnë filmin e shkurtër, atë dokumentar me në fokus turizmin dhe filmi studentor, ku do të konkurrojnë shkollat e filmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat