Halit Barani nderohet me titullin “Krenaria e Unionit”

Kultura

Halit Barani nderohet me titullin “Krenaria e Unionit”

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 16:49

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, i ka dedikuar veprimtarit të dalluar për çështjen kombëtare dhe punëtorit të palodhshëm në promovimin e vlerave në fushën e kulturës, në veçanti të komedisë, Halit Barani, ushtrues i detyrës së drejtorit të Qendrës së Kulturës "Rexhep Mitrovica", në Mitrovicë, Titullin e Nderit “Krenaria e Unionit”.

Titullin “Krenaria e Unionit”, Barani ia kanë dorëzua në Sarandë, më 27.06.2015, gjatë mbajtjes së Festivalit Mbarëkombëtarë “Këngë dhe Valle për Çamërinë”, presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, Mjeshtër i Madh dhe drejtori i përgjithshëm artistik i Unionit, Minella Kureta, Mjeshtër i Madh.

Titulli i është dhënë për kontributin e shquar që Barani ka dhënë në mbrojtjen dhe promovimin e artit tradicional kosovar dhe për qëndresën e tij burrërore, si i vetmi artist që guxoi t’i thotë Millosheviqit, ballë për ballë, se “Ti e ke vendin në gjyqin e Hagës”, duke marrë parasysh çdo pasojë që mund të pësonte nga regjimi kriminal i tij.

Punëtori i palodhshëm në fushën e kulturës dhe veprimtari i dalluara Halit Barani, ka falënderuar drejtuesit e Unioni Artistik të Kombit Shqiptar, duke thënë se ky çmim është njëri nga çmimet më të dashur për të dhe se u dedikohet të gjithë punëtorëve të kulturës dhe veçanërisht artistëve të Mitrovicës, të cilët kanë punuar shumë në kushtet e okupimit për të mbajtur gjallë kulturën tonë kombëtare, duke promovuar njëkohësisht vlera të mirëfillta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat