'Dilema e mëkatit', një pikturë nudo pronë e Kadaresë

Kultura

'Dilema e mëkatit', një pikturë nudo pronë e Kadaresë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:26

Një nudo gruaje me bukuri të rrallë, e sjellë artistikisht në telajo nga Helidon Haliti, prej nëntë vitesh është pronë e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Nostalgjia e piktorit të njohur për veprën e munguar rrëfehet në imazhin e saj në foton që ai ka ruajtur si kujtim, të cilën e ka nxjerrë në FB të shoqëruar me diçiturën “Dilema e mëkatit”, pronë e Ismail Kadaresë.

Ishte bukuria artistike e veprës, por edhe modelja (ose ndoshta një vajzë imagjinare…!) me hiret e një Afërdite që na bëri kurioz për veprën e piktorit të njohur. Menduam se kjo ishte një nga veprat e fundit të Helidon Halitit, por Helidon Haliti i pyetur dje nga “Shqiptarja.com” u shpreh për veprën se shkrimtari i njohur “e ka blerë që para nëntë vjetësh. Edhe fotografia e kësaj vepre është bërë nëntë vjet më parë”, -tha Haliti. Dihet që shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, ka një koleksion të pasur me vepra arti me firmën e artistëve më të njohur të shqiptarë, disa janë dhe miq të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat