"Arratisja e ëndrrave", skulptura gjeometrike që merr jetë nga drita

Kultura

"Arratisja e ëndrrave", skulptura gjeometrike që merr jetë nga drita

Më: 6 maj 2015 Në ora: 19:05

“Arratisja e ëndrrave” është një interpretim vizionar i një figure gjeomterike në katër ose më shumë dimensione, që në fakt është sipërfaqja e shtrirë e një kubi, mbi të cilën ngrihen forma të tjera kubike, që mund të shihen nga kënde të ndryshme.
Kjo skulputrë dritash është frymëzuar nga përmasat dhe linjat e figurës gjeometrike të kubit. Duke e vëzhguar nga afër vizitoret dallojnë konturet dhe linjat e strukturës kubike. Çdo faqe e kubit reflekton dimensione të ndryshme abstarkte që marrin jetë nga mënyra se si rrezatohet drita e skulpturës. Është zgjedhur drita ngjyrë blu për ndriçimin e skulputrës, për ta bërë atë sa më misterioze dhe joshëse.
Në pamje të parë duket thjesht si një projeksion dixhital, por në fakt është tërësisht material fizik.
Vizitorët e kanë përshkruar si një skulpturë të pazakontë që e fut psikologjinë e tyre në një lloj arratisjeje nga realiteti. Ata mund ta prekin dhe tu ngjajë sikur drita blu po i merr në botën e ëndrrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat