Marigona Qerkezi në operën komike “Dasma e Figaros”

Kultura

Marigona Qerkezi në operën komike “Dasma e Figaros”

Më: 27 prill 2015 Në ora: 14:59

opranoja kosovare, Marigona Qerkezi është pjesë e shfaqjes operistike “Dasma e Figaros”, shfaqje kjo që po realizohet nga artistët e rinj shqiptarë. Opera komike me katër akte me libret të Lorenzo Da Ponte do të ketë dy prezantime, më 28 dhe 30 prill. Ndërkohë, për rolin e saj në këtë shfaqje e ka konfirmuar edhe vetë Qerkezi e cila ka thënë për KultPlus se ka rolin e konteshës.
Shfaqja operistike është realizuar me regji të Nikolin Gurakuqit kurse dirigjent është Edmon Doko. Në shfaqje do të luajnë edhe artistë të tjerë të rijnë, ndërkaq kjo shfaqje do të përcillet edhe nga orkestra simfonike dhe kori i TKOB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat