Strand Releasing merr të drejtat për “Burrneshat”, në SHBA

Kultura

Strand Releasing merr të drejtat për “Burrneshat”, në SHBA

Më: 17 prill 2015 Në ora: 15:42

Filmi me temë shqiptare por i realizuar nga regjisorja italiane, Laura Bispuri do të prezantohet sonte në festivalin e filmit “Tribeca Film Festival”. Por jo vetëm ky prezantim do të rrumbullakojë udhëtimin e këtij filmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi që, sipas medieve të huaja, filmi i bazuar në romanin e Elvira Dones tashmë i është dhënë kompanisë Strand Releasing për ta prezantuar këtë film në SHBA, por që akoma nuk është e bërë e ditur se nëse do të nis ky prezantim në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2016. “Laura është një regjisore e jashtëzakonshme dhe me një gjuhë të veçantë kinematografike dhe unë jam i lumtur që këtë projekt tua propozoj miqve tanë”, ka thënë drejtori Michael Weber.
Filmi “Burrneshat”, është dhënë premierë në Berlinale dhe në kastën e aktorëve ka edhe dy aktorë kosovarë: Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.KultPlus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat