“Ballkoni” sonte shfaqet në Annapolis Film Festival

Kultura

“Ballkoni” sonte shfaqet në Annapolis Film Festival

Më: 27 mars 2015 Në ora: 15:33

Festivali nis sot e zgjat deri me 29 mars, ndërsa janë mbi 70 filma nga e mbarë bota të cilët do të jenë pjesë e këtij festivali. Filmi “The Rewrite” me aktorin Hugh Grant është ai i cili e hapë festivalin në Amerikë.

Filmi “Ballkoni”, një prej filmave kosovarë më të suksesshëm viteve të fundit në Kosovë sonte do të shfaqet në Annapolis Film Festival.

Festivali nis sot e zgjat deri me 29 mars, ndërsa janë mbi 70 filma nga e mbarë bota të cilët do të jenë pjesë e këtij festivali. Filmi “The Rewrite” me aktorin Hugh Grant është ai i cili e hapë festivalin në Amerikë.

“Ballkoni” ka kohëzgjatje prej 20 minutash dhe bën fjalë për Jetonin, një djalë 10 vjeçar i cili ulet në buzë të ballkonit teksa kalimtarët përpiqen të qetësojnë situatën duke thirrur policinë dhe zjarrfikësit. Kjo situatë pastaj eskalon përgjatë zhvillimit të filmit, duke paraqitur një pikëpamje absurdiste mbi situatën e shoqërisë moderne në Kosovë.

Filmi është produksion i kompanisë “n’Art”, ndërsa luajnë aktorët Arben Bajraktaraj, Osman Ahmeti, Sevdai Radogoshi, Sefedin Nuredini, Shengyl Ismajli, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat