Coldplay e Florence and the Machine nuk do të kryesojnë në Glastonbury

Kultura

Coldplay e Florence and the Machine nuk do të kryesojnë në Glastonbury

Më: 4 mars 2015 Në ora: 00:48

Emily Eavis, organizatorja e Festivalit Glastonbury, ka konfirmuar se as Coldplay e as Florence and the Machine nuk do të kryesojnë përkrahë Foo Fighters e Lionel Richie në njërin nga festivalet më të mëdha në botë.

Grupi britanik Coldplay ishte në listën e të preferuarve për të kryesuar këtë festival, por Eavis ka treguar se ky edicion i Glastonbury është edicion i sekreteve.

“Foos do të marrin pjesë, të tjerët janë sekret”, ka thënë ajo, duke shtuar se Florence and the Machine mund të jenë pjesë e listës së performuesve por nuk do të jenë në kryesim.

Glastonbury i sivjetmë do të mbahet nga 24 deri më 28 qershor, ndërkaq biletat për festivalin u shitën plotësisht brenda orëve të para të lëshimit në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat