Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli ftohet në Tokio

Kultura

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli ftohet në Tokio

Nga: Diana Bunjaku Më: 3 mars 2015 Në ora: 16:53

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, z. Erzen Shkololli, është ftuar të marrë pjesë në Konferencën Vjetore CIMAM 2015 që do të mbahet në Mori Art Museum, në Tokio, Japoni më 7–9 Nëntor 2015.

CIMAM - Komiteti Ndërkombëtar për Muzetë dhe Koleksionet e Artit Modern është një forum i rëndësishëm ndërkombëtar i karakterit profesional për diskutimin e çështjeve teorike, etike dhe praktike në lidhje me mbledhjen dhe shfaqjen e artit modern dhe bashkëkohor. Konferenca e parë vjetore e CIMAM-it u zhvillua në vitin 1962 në Hagë.

Që atëherë Komisioni ka festuar 46 konferenca që janë mbajtur në mbi 30 qytete të ndryshme rreth globit. Çdo vit, në CIMAM marrin pjesë drejtorë dhe kuratorë të muzeve moderne dhe bashkëkohore të artit dhe koleksioneve, si dhe profesionistë të pavarur nga e gjithë bota.

Si pjesë e konferencës vjetore CIMAM 2015 do të ketë ligjërata dhe fjalime nga figura të ndryshme të skenës së artit bashkëkohor ndërkombëtar dhe do të organizohen vizita në institucionet e rëndësishme të artit dhe kultures në qytetin e Tokjos.

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, z Erzen Shkololli është anëtar i CIMAM që nga viti 2012./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat