Dëshmi autentike e të panjohura më parë në dokumentarin “Im’Zot Vinçenc Prennushi” nga Tefta Radi

Kultura

Dëshmi autentike e të panjohura më parë në dokumentarin “Im’Zot Vinçenc Prennushi” nga Tefta Radi

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 23:52

Një prej figurave të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, Im’Zot Vinçenc Prennushi është prelati më i lartë dhe i fundit i fesë katolike në Shqiperi, deri më 1949 kur ai vdes nën tortura të tmerrshme të diktaturës komuniste, në burgun e Durrësit, në duart e Arshi Pipës ndërsa emri i tij ka shkuar edhe në Vatikan për t’u lumturuar.

Regjisorja dhe skenaristja e këtij dokumentari, Tefta Radi u shpreh se për realizimin e tij, u është referuar dëshmive autentike dhe dokumenteve të shumta arkivore.tefta-radi Foto Agim Dobi (4)

Dokumentari është shumë aktual dhe paraqet histori e materiale të padokumentuara më parë. Tefta Radi falenderoi ekipin bashkëpunues për realizimin e këtij dokumentari si dhe aktoret Roza Anagnosti, Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa.

Montazhi u realizua nga Donika Gjebrea ndërsa kolona muzikore nga Kozeta Raftit.

Ky nuk është dokumentari i parë i realizuar nga gazetarja e talentuar Tefta Radi.Filmi dokumentar kushtuar shkrimtarit Millosh Gjergj Nikolla, me titull “Migjeni, ky uragan” si dhe “Martin Camaj, i papërsëritshëm”, mbi jetën e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar janë realizuar mjeshtërisht nga ikona e lajmeve dhe imazhin e tyre në TVSH, Tefta Radi.

Por kush ishte Im’Zot Vinçenc Prennushi

Vinçens Prennushi lindi në Shkodër me 4 shtator 1885 në një familje të thjeshtë, në Lagjen Rus, në rrugicën e Makajve. Prelat kryepeshkop, eseist, publicist, poet, folklorist e përkthyes i Ëismanit, Sinkievicit, Weberit dhe Pelicos.

Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi në seminarin e njohtur të Troshanit, ku ju kushtua Urdhnit Françeskan në 1900. Më 25 mars 1908, shugurohet meshtar i Urdhrit Françeskan duke marrë dhe emrin At Vinçenc. Shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. “Kangët” e Prennushit u bënë themeli mbi të cilin më vonë do të ngrihej vepra monumentale kombëtare “Visaret e Kombit”.

Në vitin 1917, ishte anëtar i “Komisisë Letrare Shqipe” në Shkodër, ku u përcaktuan rregullat e para të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Më 1918 botoi “Fjala e Zotit” si dhe “Grueja shqyptare” e para vepër letrare e tij e botuar në shtypshkronjën françeskane. Më 1919, botoi dhe shfaqi në Shkodër dramën “E tradhtuemja”, një përshtatje e goditur nga T. A. Rolando. Në vitin 1921, në moshën 36 vjeçare, boton përmbledhjen e njohur poetike “Gjeth’ e Lule”.

Me 19 mars 1936, Selia e Shenjtë e emëron Ipeshkëv te Sapës, detyrë që e mban deri në vitin 1940, kur emënohet Argjipeshkëv Metropolitan i Dioqezit të Durrësit, duke pasur nën administrim kryeqytetin Tirane. Mbas vdekjes së Imz. Gaspër Thaçit, në Shkoder me 26 maj 1946 dhe arestimit të Don Mikel Koliqit, famullitar i Shkodres, Imz. Prennushi ngarkohet me detyren e Primatit Katolik të Shqiperisë.

Me datën 19 maj 1947 Imz. Prennushi arrestohet dhe nis kalvarin e vuajtjeve. Me datën 18 dhetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrësit hapin gjyqin.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit përcillet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, Sotir Qiriaqi (data, 1 dhetor 1947). Gjykata e Lartë Ushtarake Tiranë me datën 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi çeshtjen e të pandehurve (mes tyre edhe Prennushi), refuzon kërkesën e tyre.

Vinçenc Prennushi deklaroi se “lufta ime ishte kundër komunistave e Partisë Komuniste që të mos ekzistonte, kur të formohej Pushteti që mendonim me zbarkimin e amerikanëve.” Më 19 mars 1949 vdes nga torturat më çnjerzore në burgun e Durrësit. Shpallet “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat