Piktori tetovarë me ekspozitë personale në Kërcovë

Kultura

Piktori tetovarë me ekspozitë personale në Kërcovë

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 11:51

Të ejten (25 nëntor) në pallatin e kulturës në qytetin e Kërcovës është hapur ekspozita e piktorit të njohur tetovarë Agron Saliu, i diplomuar në vitin 2009 pranë Universitetit shtetërorë të Tetovës në degën e pikturës.

Saliu, para publikut të Kërcovës është prezantuar me 12 piktura të realizuara në vaj-pëlhurë, të cilat i ka punuar gjatë dy viteve të fundit, ndërkohë me një projekt të ngjajshëm ai ishte prezantuar edhe para publikut gjerman në Berlin në fillim të këtij viti.

''Në fillozofinë time artistike dominon portreti i njeriut, përjetimet, disponimi, pozitiviteti dhe negativiteti, këto portrete i kam shumë për zemër dhe i kam si një univers në jetën dhe ndjenjën time'', ka thënë piktori i njohur në hapjen e ekspozitës.

Krahas Berlimit, piktori i njohur ka pasur ekspozitë edhe në Paris ndërsa disa herë është prezantuar edhe në Shkup e Tetovë, Sarajevë e shumë vende të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat