“Shota”, e Kosovës do të vallëzojë për festën e flamurit në Tiranë

Kultura

“Shota”, e Kosovës do të vallëzojë për festën e flamurit në Tiranë

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 11:37

Në mbrëmjen e së martës, në ora 19:00, në skenën e Teatrit Opera e Baletit në Tiranë, Ansambli i Valleve dhe Këngëve “Shota”, nga Kosova do të ngjitet në skenë, për të festuar festën e flamurit.

Sipas njoftimit zyrtar të Teatrit Opera e Baletit, kjo performancë realizohet nën udhëheqjen artistike të, Ylber Asllanaj e udhëheqësit artistik, Nazmi Demaj.

Ky koncert I cili është organizuar me rastin e festimeve të ditës së flamurit, zhvillohet edhe në kuadër të implementimit të marrëveshjes për kalendarin e përbashkët kulturor, i cili është miratuar në takimin ndërministror të MKRS (përfaqësuar nga ministri Memli Krasniqi) dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë (përfaqësuar nga ministrja Mirela Kumbaro-Furgji), në muajin Shkurt të këtij viti. Pas koncertit në Tiranë, parashihet që Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë, të jetë gjatë muajit dhjetor në Prishtinë, për ta kthyer vizitën dhe për të paraqitur një program artistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat