Ish-zonja e parë e Francës, Trierweiler promovon librin ne Londër

Kultura

Ish-zonja e parë e Francës, Trierweiler promovon librin ne Londër

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 23:48

Ish-zonja e pare e Francës, Valerie Trierweiler do të promovojë librin e saj autobiografik Thank You for the Moment, ose faleminderit per momentin më 25 nëntor në Britaninë e Madhe.
Autorja ka folur mbi librin dedikuar momenteve pas ndarjes me presidentin e Francës Fransua Holande , për mediat britanike si BBC dhe të përditshmen The Times.

Libri, përvecse është best-seller në Francë, ka tronditur edhe politikën franceze. Pas zbulimit nga mediat të historisë së dashurisë së Hollande me aktoren e njohur Julie Gayet në janar,Trierweiler u shtrua në spital. Në intervistën për Andrew Mar show në BBC-së, transmetuar të dielën, Trierweiler thotë se nuk ka tentuar të vrasë veten, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet mediatike.

Une thjesht mora disa tablet për gumë, dhe kjo nuk është vetvrasje. Nuk doja ti përjetoja ato moment, të shikoja fotot e publikuara në media dhe nuk doja të përballesha me atë realitet të ri. Une e dija që gjithcka ishte publikuar në media, por thjesht nuk doja ti shikoja dhe madje sot e kësaj dite nuk i kam parë të gjitha.

Sa i përket mendimit të përgjithshëm se ky libër është një hakmarrje e saj ndaj presidentit hollande, ajo u përgjigj se ky libër është thjesht një rindërtim I jetës së saj. Është një libër dedikuar vetes time, tha ajo, duke nënvizuar se nuk ka asnjë tendencë të shkatërrojë karrieren politike të Hollonde.

Megjithatë, biografia e Trierweiler ka hapur një debat të madhe në Francë, dhe rënia e popullaritetit të Holandë, mendohet se ka ardhur edhe nga publikimi i këtij libri. Sigurisht që situata ekonomike në Francë ka ndikuar , por goditja përfundimtare për Hollondë erdhi pas publikimit të historisë së dashurisë më media dhe librit të Trierweiler, konsideruar tashëm një hakmarrje e pastër prej gruaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat