Edi Rama ka plane tjera për kulturë

Kultura

Edi Rama ka plane tjera për kulturë

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 13:59

Ajo që kryeministri Edi Rama tha nga Suedia për shndërrimin e ndërtesës së Këshillit të Ministrave në një hapësirë për funksione të ndryshme është një projekt konkret për të cilin ka disa muaj që puna ka filluar e që pritet të bëhet realitet në vitin 2015.
Kati i parë i ndërtesës do të jetë një hapësirë që do t’i dedikohet tërësisht kulturës. Këshilltari i kryeministrit për Kulturën, Fate Velaj zbulon detaje të këtij projekti. Në katin e parë aktualisht po punohet për krijimin e një biblioteke dhe një galerie të vogël për artin figurativ.
“Nuk do të jetë një qendër permanente arti, por do të ketë një bibliotekë moderne dhe një galeri për formate të vogla ku mund të bëhen prezantime librash dhe punimesh figurative”.
Projekti për bibliotekën financohet pjesërisht nga qeveria shqiptare, ndërsa 50 për qind fondit të librave pritet të vijnë nga donacione te huaja. Sipas Velajt, biblioteka është në strukturimet e fundit dhe për aksesimin e saj do të ketë elementë të teknologjisë hi-tech. Në të do të shoqërohen delegacionet e ndryshme që do të vizitojnë kryeministrinë, por në orare të caktuara do të jetë e hapur edhe për kryeministrinë.
“Biblioteka do të ketë një fond të madh me libra shqiptarë e të huaj, do të jetë një pasuri e madhe. Publiku do të ketë akses në ditë dhe orare të caktuara”-sqaron Velaj.
Ky projekt që tashmë ka nisur të zbatohet pritet të jetë gati në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat