Ujkan Hysaj, anëtar jurie në Festivalin ZubrOFFka

Kultura

Ujkan Hysaj, anëtar jurie në Festivalin ZubrOFFka

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 08:45

Hysaj së fundmi ka marrë pjesë në projektin e Akademisë Evropianë të Filmit “A Sunday in the Country”.
Nga data 3 e deri më 7 dhjetor në Bialystok të Polonisë do të mbahet edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër ZubrOFFka. Festivali në këtë edicion do të prezantojnë 108 filma nga e mbarë bota të cilët konkurojnë në gjashtë kategori.
Anëtar jurie në këtë festival sivjet është edhe Ujkan Hysaj, regjisori kosovar fitues i disa çmimeve dhe sidomos i njohur për filmin e tij “Kolona”. Hysaj së fundmi ka marrë pjesë në projektin e Akademisë Evropianë të Filmit “A Sunday in the Country”.
“Jam krenar të jem pjesë e jurisë në një festival të tillë” ka shkruar në rrjetin e tij social regjisori Hysaj. Filmi i tij “Kolona” deri tani ka marrë plot 16 çmime.
Festivali ZubrOFFka do të ndajë edhe çmimin kryesor të festivalit, Grand Prix, i cili vjen në vlerë monetare prej 2 mijë eurosh plus një kontratë me një prej kompanive lidere në botë për shpërndarjen e filmave – ShortsTV. Në konkurencë nuk ka asnjë film nga Kosova e Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat