Promovimi i librit "Rikthim në jetë" të Lulzim Hajdarit i takoj poetet e shumtë andej e këndej kufirit

Kultura

Promovimi i librit "Rikthim në jetë" të Lulzim Hajdarit i takoj poetet e shumtë andej e këndej kufirit

Nga: Aziz Bytyçi Më: 31 tetor 2014 Në ora: 10:34

Tani kur shtigjet u thyen e dy drinat u bashkuan,krijuesit andej e këndej Shqiperisë manifestimet e tribunat kulturore i festojnë së bashku.Për ta nderuar krijuesin e poetin tonë të njohur nga veriu i Shqiperisë nga qyteti i dy drinave,Kukësi z.Lulzim Hajdarin i cili e bëri promovimin e librit të tij të pestin me radh në mënyr shumë madheshtore moren pjes shumë krijues të artit të shkruar nga shumë qytete të Kosoves dhe Shqiperisë, si nga Prishtina,Peja,Gjakova,Prizreni,Tirana,Shkodra e Tropoja.Ky promovim i cili u mbajt ne pallatin e kultures "Hasan Prishtina",vertet mbretëroi një atmosfer e këndëshme dhe romantike,nën leximin,kritikat dhe mendimet mbi autorin e librit të tij.Ky poet i veriut të Shqipëris, me zë, shkruan proz, të cilat botime të tija deri të tanishme janë, Novela që dhe është ribotuar "Vajza që trazoj jeten time","Sytë mashtrues" dhe "Dëshmia e hënës".Gjithashtu ai është shtrirë dhe ka depertuar edhe në botën e fëmijëve me librin me përralla "Djali me yllë dhe vajza me hënë" .
Vertet kur u nisem nga Prizreni i lashtësisë me krijuesit e qytetit për në Kukës, për të marrur pjes në promovimin e librit të Lulzim Hajdarit ,gjithnjë tani e kisha ndermend forcimin dhe bashkimin e mendjes së krijuesve me qytetin e Kukësit dhe me qytetet tjera që vertet është një e arritur shumë dimensionale në aspektin e vlerave krijuese e letrare. të cilat për një kohë decenjesh ishin të shkëputura.Prandaj gjatë rrugës duke shkuar në Kukës edhe pse ishte vertet rrugë e shkurtër për të arritur deri në Kukës,bisedonim për çështjet kulturore,letrare,për kohen e luftes, për pritjet tona bujare nga banoret e kësaj ane si dhe për çështjen kombetare,unë dotë nuk ç'kapësha nga kjo dhimbje, dhe nuk me ikte e më ngatrrohej mendja.Por,më trimëronte realiteti se sot shkoj kah të dua unë dhe të takohem me njerëz që ia hapin zemrën njëri tjetrit,pra edhe për letërsin e cila doren në zemër ende nuk ka arritur atë shkallën e bashkimit, të afirmimit njësoj cep më cep të trojeve dhe të tokave shqipëtare,por edhe të afirmimit sa duhet,në ç'drejtim , edhe vetë krijuesit duhet të angazhohen dhe të kanë përgjegjësi më të madhe.Dhe kur e mendoja se tani ne të gjithë sa jemi këtu në rrugëtim për të marrur pjes në promovimin e librit "Rikthim në jetë", disi , horizonti i mendjes më shtrihej gjithandej periudhave historike , kohore por edhe atyre periudhave të vështira të eksodit që i perjetuam nga okupatori serbo sllav.Pra a ka gjë ma me vler se kur njeriu,populli,individi përjeton rikthimin në jetë, përjeton çlirimin e mendjes për ta thënë e punuar atë që din e do për të miren e njerëzores,kultures dhe tërë këtë për ta bërë ushqim jete, i cili depërton kudo pa ndrydhje as shtypje mendjeje.Tani duke iu afruar qytetit të Kukësit, të gjitha këto shkembime mendimesh me njëri tjetrin,sikur ma detyruan shpirtin për mendimin filozofik për fatin e njeriut dhe me erdhi si formulë matematike shprehja :leximi i heroizmit.Po,pra.Qendresa dhe puna heroike pSmiling face (black and white)37r të ardhur deri në këtë pjes të rrugtimit tonë, që verehet kudo dhe tek secili.
Kryetarja e Lidhjes së Shkrimtareve të Shqiperisë Dega në Kukës mr.Vera Istrefi me një fjalim para artëdashësve të botes shqiptare tha:Ngjarjet e fundit,konkretisht vendimi i padrejt i UEFAs,deshmoi qartë vijësimin e padrejtësive që u janë bërë shqipëtareve prej më shumë se një shekulli.Para ketyre fakteve,shqiptaret,kudo që janë, por sidomos ata që jetojnë e punojnë në trojet natyrale shqiptare,në ato troje ku jetonin iliret, ndihen jo vetëm të diskriminuar, por të përcaktuar për diskriminimin,gjithmonë në interes të sllavëve posaqërisht të serbeve.Ky aktivitet.le të jetë në vazhden e reagimeve të mbarë shqipëtareve, të reagimeve dinjitoze, në mënyrë të integruar,për të shpalosur,për të promovuar vlerat e patjetërsueshme, unike të kombit tonë kaq vital e të kulturuar.
Pas këtyre fjalëve zonja Istrefi romani i Lulzim Hajdarit "Rikthim në jetë", ku autori paraqet një përshkrim të Shqipërisë së dikurshme dhe asaj të tanishme nëpërmjet rrëfimit të një historie dashurie, e cila zhvillohet ndërmjet dy kohërave.
Autori në romanin e tij është përpjekur të pasqyroj realitetin e atëhershëm,gjë të cilen e ka arritur me përdorimin e emrave metaforik të tillë si vuajtjet dhe dallëndyshen që në të vertet nënkuptojnë dy epoka të ndryeshme të vendit tonë, atë të vuajtjeve të dikurshme si dhe lirin e sotme që personifikohet me personazhin e dallendyshes.
Autori i librit të "Rikthim në jetë", pra z.Hajdari arrin të gjejë forcen,kurajon duke depertuar e vëzhguar thellë në brendësi të të tjerëve, për të rifilluar jetën aty ku e kishte lënë para se të përballej me sfidat që vetë fati e kishte rezervuar si shpërblim i asaj çfarë kishte lënë e hedhur pas krahëve vite më parë.
Pasai qe e perfundoj fjalen Vera Istrefi dhe tani me moderimin qe ajo vete e udheheqte promovimin në një mënyrë të re por shumë preferues, ajo me një sheti të natyrshme përball mysafirëve dhe dashamirëve të fjales së shkruar, i jepte zjarr mikrrofonit me fjalet e ëmbla dhe skofiare, ku të gjith ishin shëndrruar në sy e vesh.Pas këtij vështrimi të qëlluar me të cilen i dha dritë mesazhit të vepres,në skenë doli edhe një prej krijuesve të reja të këtueshme e cila lexoi disa fragmente nga libri i autorit.Pastaj zonja Istrefi sërisht filloj ta bëjë sa ma madheshtore këtë ngjarje të letrave kukësjanre dhe insiston qe fjalen ta merr profesor Sejdi Berisha poet dhe shkrimtar nga Peja.Z.Sejdiu tha se ndjej një pergjegjësi të madhe të flas para një numri kaq të madh të krijuesve të fjalës së lirë por do të flas sa ma shkurt që tju jap hapsir për kritika dhe vlersime të librit krijuesve të tjer.Fjala ime të jetë me një mesazh të fuqishem për ta quar përpara letërsin dhe kulturen kombëtare, me theks të veçant për bashkimin e mendjes dhe të punës dhe për vetëdijesimin e ndregjegjësimin në të gjitha fushat.
Këtë manifestim aq madheshtor e bënë edhe shumë poet tjerë me komentimet e tyre për librin e autorit siq ishin Tahir Bezhani nga Gjakova,Bajram Bytyçi nga Prizreni,Shefqete Gusalci nga Prishtina,Fjorontina Gashi nga Kukesi,nga Theranda Sherif Gashin, nga Prizreni Aziz Bytyçin e Jonuz Bytyçin e shumë të tjer.
Në fund autori i librit Lulzim Hajdari të gjithë të pranishmit i pershendeti duke i falenderua si dhe i falenderoj krijuesit nga qytetet e Kosoves të cilet me pjesmarrjen e tyre në promovimin e librt e vlersuan punen time.
Ky karnaval i krijuesve andej e kendej kufirit vertet këtë manifestim e bënë shumë madheshtor .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat