“Kronika e betejës së fundit të shekullit XX” po dokumentohet

Kultura

“Kronika e betejës së fundit të shekullit XX” po dokumentohet

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 15:17

Dokumentari “Kronika e betejës së fundit të shekullit XX” me regji dhe skenar të Dardan Islamit dhe producent Dardan Islami & Alush Gashi ka filluar xhirimet të premten, 24 tetor.

“Kronika e betejës…” trajton historinë e një refugjati i cili vendos të kthehet në vendin e tij të lindjes, në Kosovë për të luftuar në betejën kundër ushtrisë serbe në vitin 1999. Tre muaj që ai kaloi në Kosharë, në një nga pikat kryesore të luftës, është pjesë e kronikave të filmit. Historia shërben si sfond për tregimet paralele që kanë ndodhur në atë kohë, duke përfshirë bombardimet e NATO-s dhe tregimet e refugjatëve. Në fund të fundit, kjo është një përpjekje për të dekonstruktuar dhe shpjeguar rrëmujën e luftës me kompleksitetin e saj.

Dokumentari është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është produksion i shtëpisë filmike “INIT”, premiera e tij pritet të jepet në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat