Një tjetër “gangster movie”

Kultura

Një tjetër “gangster movie”

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 21:54

Filmat me gangsterë vazhdojnë të zënë një vend të mirë në menunë e kinematografisë. Tradita, besnikëri, dhunë, tradhti dhe dashuri e ndaluar, filmat me subjekt krimin e organizuar përbjnë sfondin e përsosur për çdo temë shekspiriane të fshehur në shoqërinë tonë.

I fundit që ofron këtë temë është “By the Gun”, një thriller që flet për një djalosh rruge të qajtur Nick (interpretuar nga Ben Barnes) që jeton mes frikës dhe nderit të mafias që qeveris rrugët e Bostonit.

Nick përfshihet në radhët e mafias dhe gradualisht ngjit shkallët e hierarkisë së saj, duke u larguar nga rruga e Zotit dhe duke shprehur talentin për një dhunë mizore.

Pak pasi merr bekimin e bosëve të organizatës, ai bie në dashuri me një banakiere (Leighton Meester), e cila i hap sytë dhe bën që ai të rimendojë përkatësinë e tij në një botë ku mbizotëron dhuna.

“By the Gun”, përveç Barnes që luan rolin kryesor, ka një kast aktorësh të përbërë nga veteranë të kinemasë si Harvey Keitel dhe Toby Jones. /

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat