Turqia digjitalizon veprat e periudhës osmane në Kosovë

Kultura

Turqia digjitalizon veprat e periudhës osmane në Kosovë

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 18:22

Pas 800 viteve nga koha kur janë shkruar, librat e kohës osmane, po i nënshtrohen digjitalizimit, për të siguruar jetëgjatësinë e tyre qasje më të lehtë për të interesuarit.

Të gjitha faqet e veprave, një nga një kanë kaluar nëpër duart e ekipit teknik, derisa shkencëtarët merren me studimin e materialeve që digjitalizohen.

Dr. Nevzat Kaya ish drejtor i bibliotekës “Sylejmaniye” në Stamboll, biblioteka që ka mbi 74 mijë dorëshkrime dhe libra të botuara, ka thënë për “Zërin” se ka tri vite që po merren me projektin, dhe tash për herë të parë pas Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjes, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, po e nisin zbatimin e tij edhe në Kosovë: “Ne jemi duke punuar që tre vite mbi këtë projekt dhe ky projekt synon që këtë memorie ka bart edhe në të ardhmen.

Lloji i letrës që është përdorur në këto dorëshkrime nuk është lloj i letrës që ne i njohim zakonisht. Letra pas prodhimit shkon në duar e presonit i cili e kalit letrën, dhe mandej zbukurohet dhe mbështjellët me një shtresë e cila është një lloj gelli, dhe kjo mbështjellje ia zgjatë jetëgjatësinë e letrës”, thotë Kaya.

Prof. Dr. Cihan Okuyucu, nga Faculty of Humanities and Social Sciences thotë se e rëndësishme është që materialet që janë duke i digjitalizuar në të ardhmen do t’iu ofrojmë mundësi edhe studiueseve vendas që të merren me studimin e këtyre veprave. “Edhe gjendja fizike e veprës, sa është e ruajtur mirë, në çfarë lloj letre është shkruar, çfarë stili i kaligrafisë është përdorur, dekorimi ka, të gjitha këto janë faktorë që ndikojnë në vlerën e veprës dorëshkrimore. Stambolli është qendër e kulturës, prandaj shumica e këtyre dorëshkrimeve të cilat ndodhen këtu e kanë nga një kopje edhe në bibliotekën “Suleymaniye” në Stamboll. Digjitalizimi i këtyre materialeve iu mundëson studiuesve që të kenë më lehtë qasje në këto materiale dhe të bëjnë studimin më mënyrë më të lehtë” thotë Okuyucu për gazetën duke shtuar se në këto libra janë edhe vulat e personave që i kanë përdorur ato, dhe mund të jenë objekt studimi i një doktorate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat