QKK sqaron gjithçka, paralajmëron padi ndaj kineastëve

Kultura

QKK sqaron gjithçka, paralajmëron padi ndaj kineastëve

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 13:14

Disa producentë: Agim Sopi, Jeton Ahmetaj dhe Mentor Spahiu me forcë kanë hyrë në zyrat e QKK-së dhe kanë marrë dokumente zyrtare të QKK-së dhe kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave, me këtë rast janë njoftuar organet policore të Kosovës ku ndaj tyre po vazhdon procedura dhe QKK është në proces të shqyrtimit të dokumentacionit që mungon si pasojë e hyrjes dhe marrjes me forcë të dokumentacionit të saj zyrtar

Qendra Kinematografike e Kosovës po vazhdon të jetë cak i sulmeve nga ana e disa regjisorëve kosovarë të cilët janë ndarë të pakënaqur nga konkursi i fundit i këtij institucioni. Loja po zhvillohet edhe nga QKK, e cila duket se do të padisë pesë regjisorë vendas për veprimet e tyre të fundit karshi këtij konkursi.

Agim Sopi ka qenë ndër të parët që ka bërë kërkesë për të tërhequr projektin e tij nga konkursi i QKK-së dhe ka supozuar edhe shkelje të mundshme nga ana e QKK-së lidhur me procedurat e konkursit dhe ligjshmërinë e veprimeve dhe vendimeve procedurale të QKK-së sa i takon konkursit të cekur.

“Në këtë rast skenari i z. Sopi është përkthyer nga gjuha shqipe në atë angleze me bugjet të (QKK/MKRS) dhe për shkak të skenarëve asnjë projekt nuk është larguar nga procedura e konkursit. Vlen të ceket se z. Agim Sopi vitin e kaluar (2013) ka aplikuar në QKK me skenar në gjuhën angleze dhe është trajtuar sikurse të gjithë produksionet tjera. Poashtu prezantimi i projekteve është paraparë të jetë në gjuhën shqipe dhe anëtarëve të jurisë t’u sigurohet përkthim adekuat sa i përket kryerjes së punëve” shkruhet në sqarimin e QKK-së.

Regjisorët, ky hyjnë edhe Agim Sopi, Mentor Spahiu, Ekrem Kryeziu, Jeton Ahmetaj e Bujar Berisha kanë bërë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, me ankesa të ndryshme. Në këtë mes është folur edhe për konfliktin e mundshëm të interesit me anëtarët e jurisë, mes tyre edhe përfaqësuesi i shkollës më të mirë të filmit në Evropë, “FAMU” dhe kryeredaktori i revistës CinEuropa.
“Lidhur me konfliktin e mundshëm të interesit interesit.- anëtarët e cekur të jurisë Astrit Alihajdaraj dhe Edon Rizvanolli, është e vërtetë se këta dy anëtarë kanë projekte në QKK, por vendimi i tyre për konkursin e QKK-së, për projektet e vitit 2014 nuk ndërlidhet në asnjë pikë me projektet e tyre që i kanë të hapura në QKK. Vlerësimi për projektet e vitit 2014 është një procedurë krejt tjetër dhe në asnjë mënyrë nuk e involvon punën e mëparshme të QKK-së” sqaron komunikata e QKK-së.

Një nga regjisorët është ankuar se zarfi i projektit të tij është i mbyllur dhe madje as që është hapur për tu shqyrtuar.

Disa producentë: Agim Sopi, Jeton Ahmetaj dhe Mentor Spahiu me forcë kanë hyrë në zyrat e QKK-së dhe kanë marrë dokumente zyrtare të QKK-së dhe kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave, me këtë rast janë njoftuar organet policore të Kosovës ku ndaj tyre po vazhdon procedura dhe QKK është në proces të shqyrtimit të dokumentacionit që mungon si pasojë e hyrjes dhe marrjes me forcë të dokumentacionit të saj zyrtar. Poashtu edhe për këto veprime do të ndërmerren të gjitha masat sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë, shkruhet në letrën e hapur të QKK-së. /KultPlus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat