Goldenberg me ligjëratë në Gjilan

Kultura

Goldenberg me ligjëratë në Gjilan

Më: 9 prill 2014 Në ora: 08:47

Si i tillë, këtë herë ai vjen në qytetin e Gjilanit për të ligjëruar mbi kërcënimet ndaj ekzistencës së artit dhe humbjen e imazhit të artit. Debatin mbi definimin e artit do ta sjellë David Goldenberg, në një ligjëratë që mbahet nesër në Qendrën për Art Bashkëkohor – Varg e Vi, me fillim prej orës 19:00.

Për vite të tëra, hulumtimet e tij kanë qenë të përqendruara në konceptin e “Post-Autonomisë”, fushë të cilën ai e ka zhvilluar në një numër të prezantimeve që mbahen në institucione të rëndësishme ndërkombëtare, ndër të cilat janë edhe këto të fundit: Biblioteka Digjitale, Shtëpia e Galerisë së Qytetit, Kajro, Egjipt (2014); Skenaret e Post-Autonomisë, Studio: Glenda Cinquegrana, Milano, Itali (2012); Shabllonet e Dokumenteve Mobile, Chisenhale Studios, Londër (2011), Hapësira e Post-Autonomisë, Depot e Arteve, Vjenë (2011).

Si i tillë, këtë herë ai vjen në qytetin e Gjilanit për të ligjëruar mbi kërcënimet ndaj ekzistencës së artit dhe humbjen e imazhit të artit. Debatin mbi definimin e artit do ta sjellë David Goldenberg, në një ligjëratë që mbahet nesër në Qendrën për Art Bashkëkohor – Varg e Vi, me fillim prej orës 19:00. Artisti vjen nga Londra dhe është një nga artistët më me nam në këtë shtet, kur flitet për artin konceptual.
Goldenberg, ligjërues edhe në shumë konferenca ndërkombëtare vjen në Gjilan me idenë e traditës dhe marrëveshjeve që komuniteti i artit bën me të tjerët brenda tij. Cili është arti, e cili jo? A është arti mjet që të shërbejë edhe një funksion tjetër?

Goldenberg ka marrë pjesë në një numër të prezantimeve grupore ndërkombëtare, ndër të cilat janë: Konferenca e Bienales së Detit Kaspik, Baku, Azerbajxhan, 2013; Strukturat personale, Projekti Kolateral për Bienalen e Venecias, Venecia, Itali, 2013; Projekti online (në internet) për Bienalen e Berlinit, Gjermani (2012); Bienalja e Artit të parë të tokës, Mongolia (2010); Bienalja e Dhjetë Ndërkombëtare e Stambollit (2007); Bienalja e Gjashtë Ndërkombëtare e Sharjah, UAE (2003). Me këto duhet të shtohen edhe ekspozitat në institucionet publike ndërkombëtare, siç është Hedhja në Ujin e Ftohtë, Shedhalle, Curih (2006), Qyteti Shekullor, Tate Modern (Galeria e Artit Modern) në Londër (2001), Nga hapësira, Kolnischerkustverein, Gjermani (2000).KultPlus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat