Kalaja e Prezës shpallet zonë e mbrojtur

Kultura

Kalaja e Prezës shpallet zonë e mbrojtur

Më: 6 prill 2014 Në ora: 08:59

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve janë marr vendime të rëndësishme në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në Shqipëri ka marr disa vendime të rëndësishme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Siç njofton Ministria e Kulturës e Shqipërisë, në këtë mbledhje është vendosur për restaurimin e kishës së Shën Premtes në Valsh të Elbasanit, shkruan KultPlus.
Në kuadër të mbrojtjes së monumenteve të rëndësishme që janë lënë në mëshirë të fatit për 20 vjet me radhë, Këshilli ka vendosur që të shpallë zonë të mbrojtur Kalanë e Prezës.
Me këtë vendim i është prerë rruga ndërtimeve që kanë ardhur deri në rrëzë të këtij monumenti.
Në takim është marr vendim që Lëndina e Kuvendeve në Tropojë të shpallet monument kulture.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat