AAK: Teatri Kombëtar, peng i grupeve të interesit

Kultura

AAK: Teatri Kombëtar, peng i grupeve të interesit

Më: 2 prill 2014 Në ora: 13:16

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) reagon ndaj zhvillimeve të fundit në Teatrin Kombëtar të Kosovës, që kanë të bëjnë me zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të TKK-së, Valdet Avdiu.

AAK edhe më herët ka shprehur shqetësimet e veta se TKK është shndërruar në arenë ndërhyrjesh politike dhe grupesh interesash, që po e mbajnë peng zhvillimin normal të këtij institucioni të rëndësisë së veçantë kulturore.

AAK vlerëson se gara për të parin e TKK-së ka qenë e kurdisur paraprakisht dhe e drejtuar politikisht. Kandidati i përzgjedhur nuk përfaqëson vlera krijuese e as menaxhuese.

Po ashtu, TKK, është e shqetësuar me mosmiratimin e programit vjetor të TKK-së nga ana e Këshillit Drejtues, duke i hapur kështu rrugë miratimit të projekteve selektive dhe me motive të qarta të grupeve të interesit.

AAK mbetet prapa qëndrimit të saj se TKK, por edhe institucionet tjera kulturore, duhet të udhëhiqen mbi baza ligjore dhe jashtë çdo ndikimi të politikës ditore qeveritare të cilësdo parti politike.

Artistët janë aset i çmuar i shtetit të Kosovës, prandaj zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe ata duhet të jenë pjesë e pashmangshme e vendimeve që kanë të bëjnë me fatin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat