Një prilli dita e rrenave!

Kultura

Një prilli dita e rrenave!

Nga: Adem Bytyqi Më: 1 prill 2024 Në ora: 13:56
Adem Bytyqi

Momenti kur

Gënjeshtra veshi 

Rrobët e t'vërtetës

Dhe t'vërtetën e la lakuriq

Nga turpi e vërteta

Ra në lum dhe u mbyt..

Jo vetëm me një prill 

N'çdo vit

Por nga ateherë

Shumë kush

Më shumë i beson 

Rrenës për t'vërtetë.

Dhe tradhtisë për besë

Prandaj edhe rrena 

Është bërë pjellë

E t'gjitha t'këqijave n'jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat