Kurora e dinjitetit

Kultura

Kurora e dinjitetit

Nga: Albert Habazaj Më: 8 mars 2024 Në ora: 11:54
Gratë e Tërbaçit

Vajza, gra, nëna e gjyshe, 

Jeni Shqiponja Tërbaçi,

S'ka se si të jeni ndryshe

Jeni mëllë nga kulaçi.

Kulaç malli, dashurie 

Për shtëpi e për Atdhe,

Mbushur me mjaltë mirësie

Shenjtore me frymë për ne.

Gremisni paragjykime

Luftoni për botë të re,

Ju s'njihni ditë për pushime

Amazona si rrufe.

Sot ne u themi gëzuar,

Pse mos t'u themi përditë?!

Ju mbani botën në duar,

Ju botës i jepni dritë.

Ju jeni urata vetë,

Luftëtare shumë trime,

Pastroni qiellin nga retë

Shqiponja në fluturime.

Kolona virtyti dhe nderi

Kurora të dinjitetit,

Pasqyra, ku thyhet terri,

Sheh veten sinqeriteti.

Bija, motra, nuse, dada

Nga ju ka frikë ligësia,

Se ju çani barrikada

A u faltë Perëndia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat