Mësuesia, profesioni që u trashëgua në tri brezat e një familjeje

Kultura

Mësuesia, profesioni që u trashëgua në tri brezat e një familjeje

Nga: Gjon Neçaj Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:24
Tre breza mësuesish

Tre breza mësuesish! Lidhjen e fortë me arsimin duket që kjo familje e ka në gjak, të trashëguar brez pas brezi. Mbetet për të parë nëse kjo traditë e bukur do të vazhdojë edhe në brezat e ardhshëm.

“Nesër në shkollë përsëri, për të filluar sezonin e dyzetet, nga të cilët një pjesë të madhe në këtë dhomë, ku kam mbledhur në vite materiale shkencore si dhe për të nisur prapë të shkruaj në tabelat ku nxënësit e mi nënshkruajnë fundin apo fillimin e çdo viti shkollor!”, ky është postimi i mësuesit, krijuesit dhe intelektualit Lulzim Logu.

Teksa viti i ri shkollor po afron dhe mësuesit po përgatiten për të pritur nxënësit e tyre, mësuesi i kimisë dhe biologjisë Lulzimi ndihet i emocionuar.Mësues Lulzimi është shumë i lidhur me profesionin dhe me nxënësit. Çdo fillim viti shkollor ai ndjen të njëjtat emocione, duket sikur për të vitet nuk kanë kaluar dhe çdo ditë shkon në shkollë duke pasur objektiva të qarta, në fund të vitit shkollor nxënësit duhet të kenë marrë gjitha dijet e programuara.Lidhja e kësaj familje me arsimin është shumë e fortë.

Image
Tre breza mësuesish!

Mësues Lulzimi është rritur nga dy prindër mësues. I ati, mësues Idrizi dhe ëma, mësuese Lumja kanë kaluar breza të tërë nxënësish të cilët ende i kujtojnë me shumë dashuri, ndonëse nxënësit e tyre tashmë janë thinjur.Duket që profesor Lulzimi ka marrë shumë nga prindërit e tij, pasi edhe bashkëshorten e ka zgjedhur në të njëjtin profesion. Hedie Logu është mësuese dhe drejtuese e përkushtuar, aktualisht është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Konferenca e Bujanit” në Bajram Curri.

E në këtë familje nuk mund të ndodhte ndryshe, edhe djali i mësues Lulzimit, Klajdi është diplomuar dhe është pedagog në një universitet në Tiranë.Tre breza mësuesish! Lidhjen e fortë me arsimin duket që kjo familje e ka në gjak, të trashëguar brez pas brezi. Mbetet për të parë nëse kjo traditë e bukur do të vazhdojë edhe në brezat e ardhshëm.Dhe kur te cekim Lulzim Logun,duhet detyrimisht të shkruajmë për babain e tij,Idriz Logun.Idriz Logu lindi në Markaj të Tropojës më 12 Maj 1937 ,në një familje me tradita atdhetare dhe patriotike. Ai u rrit dhe u edukua me frymën e bujarisë dhe fisnikërisë malësore, me etjen për dije dhe me dëshirën e thellë per tu arsimuar, pavarsisht kushteve të vështira ekonomike dhe mjedisit ngarkuar me paragjykime të vjetra.

Image
Tre breza mësuesish!

Shkollën fillore e mbaroi në Bujan , një nder shkollat e para të hapura në Tropojë, ndersa shkollën tetëvjeçare në qytetin B. Curri, nderkohë që Shkollen e Mesme Pedagogjike e perfundoi në Shkodër me rezultate të shkelqyera. Studimet e larta në Fakultetin Histori Filologji të Universitetit Tiranës, në degën Histori, i kreu me rezultate shumë të mira në vitin 1964.Ai perfundoi gjithashtu edhe Kursin Pasuniversitar per drejtues shkolle, po në Tiranë.Në vitin shkollor 1955-1956 filloi punën si mësues në shkollën tetëvjeçare të qytetit B. Curri dhe vetëm pas tre muajsh u caktua si inspektor arsimi, detyrë që e mbajti deri në vitin 1959, kur u emërua Drejtor i të parës shkollë të mesme në Tropojë, gjimnazit “Asim Vokshi”. Pastaj më vonë drejtoi per shumë vite Seksionin e Arsimit dhe Kultures në rreth, me kompetence dhe aftësi komunikimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat