Amaneti i legjendarit

Kultura

Amaneti i legjendarit

Nga: Sami Shatri Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:06
Me rastin e 5,6,7 Marsit, një poezi si amanet, në shenjë përkujtimi e nderimi për Familjen Jashari dhe gjithë dëshmorët e Kombit!

U rrita në mesin tuaj o populli im i mirë,

Me vuajtjet dhe gërhamat e jetës plot vrerë,

Me plisin e bardhë si bora, skaj vetullës mbi sy,

Me urrejtjen ndaj armikut, rreth tokave të stërgjyshërve të mi!

Rrinim netëve t’gjata, n’kullën e trollit t’vjetër,

Me babë Shabanin, Hamzën e dajën e Gecëve,

Kuvendonim shtruar, me Gjergjin n’ballë t’oxhakut,

Për plagët e Kosovës, Shqipnisë e Vatanit!

Në një ditë të pjekur, erdhi kohë e thirrjes

Kujtonim Azem Bejtën e Shote Galicën!

Na thirri Kamer Loshi e Ahmet Delia,

Sikur pam në ëndërr, t’madhin, Hasan Prishtina!

Erdh Shaban Polluzha, këtu bashk me trima

Zë i Tahir Mehës, jehoi mbi lëndinat!

Pas dimrit me borë, në marsin e turbullt,

Kolona çetnikësh barbarë, keç rrethuan kullën,

Rreth e rrotull çarkuan, trollin bite vi,

Shkrepën plumba, bomba me shumë breshëri!

Qëndruam burrërisht, n’pragun tonë të sh’pisë

Bashk ishim të gjithë: gra, burra, pleq e f’mi!

U flijuam për Atdhe, për Flamur e Liri!

Jetët tona u shuan, për mos t’vdekur kurrë,

Mbi oxhak të kullës, qëndroi një flamur,

Ngjyrë e kuqe e tij, s’do të shuhet kurrë

Shqipja e Jasharve, jetoi mbi këtë truall!

Nga bedenat e kullës, mbet një amanet

Të bashkuar qëndroni, punoni fort për shtet

Shpejtoni të ecni se koha nuk pret

Nënën fort ta duani, Shqipërinë e shenjtë!

Kaluan njëzet vite, që pushoi n'amshim

Fjalë e dhënë nga shokët, mbeti veç premtim

I mashtruan postet, pushteti e lakmia

Nga gabimet e tyre, rënkon gjithë Shqipëria

Kosova po zbrazet, rinia ikë n’mërgim

Plani i armikut, tash po gjen zbatim!

Një fjalë u dëgjua, nga ju gjithandej

“Bac u kry”, fjalia që muar dhenë

E baca nga parajsa, prapë ka porosi

Kryhet kur Kosova, t’bëhet Shqipëri!

E Shqipëria si dikur, Arbëri e Iliri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat