Faridin Tafallari, shqiptarët, altruizmi dhe atdhedashuria

Kultura

Faridin Tafallari, shqiptarët, altruizmi dhe atdhedashuria

Nga: Baki Ymeri Më: 3 mars 2024 Në ora: 12:46
Të rrallë i kemi ata që dinë ta përkrahin njëri-tjetrin, siç vepronin rilindësit tanë dikur

Atdhetarizmi si ndjenjë e shenjtë, nuk do të humbet kurrë. Do të humbin vetëm ata që nuk kanë ditur të japin kontribut për fisnikërimin e tij. Për fat të keq, përçarjen si një sëmurje e rëndë kronike, e kemi ende prezente në gjirin tonë, që nga trojet etnike e deri në diasporë. Po qe se i analizojmë ata që i njohim, konstatojmë se shumica e tyre ende vuajnë nga komplekset e interesave personale të karierizmit, familiarizmit dhe nepotizmit. Në vend të principeve, zotërojnë klanet ballkanike të përçarjes, që nga familja e fqinjët, e deri në instanca institucionale.

Të rrallë i kemi ata që dinë ta përkrahin njëri-tjetrin, siç vepronin rilindësit tanë dikur, apo siç veprojnë hebrenjtë sot, një komb i martirizuar që e respekton Zotin, altruizmin dhe informacionin. Praktika e përçarjes ndërvëllazërore te shqiptarët, shëmbëllen me politikën pansllaviste të dominimit, dukuri këto që i kompromitojnë vlerat morale, përmes braktisjes së interesave nacionale në favor të egoizmit e të do interesave të ngushta, meskine, personale, apo grupore. Po qe se e pyet në e përcjell shtypin e përditshëm, edhepse merr mijëra franga në muaj, ta kthen majmunërisht: “Nuk më intereson politika, bre vlla!”. Thuajse shtypi paska vetëm politikë, e jo edhe këshilla se si mund të shpëtosh nga majmunizmi, përmes fisnikërimit të shpirtit, dhe shndërrimit të shqiptarit, në një njeri të prekur nga flatrat e engjëllit.

“Si i karakterizon Kosovë Rexhë-Bala, te Qëndresa shqiptare e Suedisë, këta gjysmakë: “Një majmun mbi një degë, më zgërdhihet majmunisht e më thot: “Ha bukesuxhuk, pi e qi(ndro) në jetë me lezet, se nuk ka levërdi puna kulturore në këtë shoqëri”! Unë e pyes Darwinin: “Mos vallë lindi majmuni prej njeriut?” dhe shpresoj se një ditë do të njerëzohen majmunat e këtillë, dhe do të zgjidhin me mençuri nyjet e lamshit të ngatërruar të njëmendësisë azilante”. Këtë që e thot para 16 vitesh kryeredaktori i Qëndresës, e konfirmon edhe pronari i tanishëm i saj, zoti Hajdin Abazi, poet, prozator dhe atdhetar. Duke parafrazuar mesazhin e tij në Internet, konstatojmë me keqardhje se Besa, simotra e Qëndresës në Suedi, shkon duke u shuar. Pse? Ngase shqiptarët hedhin më tepër para për bixhoz, për pije e cigare, se sa për revista shqiptare.

Për azilantë të këtillë, Ajvaz Voka i Shipkovicës, jo më kot thoshte qysh para 50 vitesh, se shkuan kuaj e u kthyen gomarë. Sipas konstatimeve të një pakistanezi, të botuara te Qëndresa e Malmos (nr.3-4/1991) “Shqiptarët s’kanë çka lypin në Evropë, ngase këmbët i kanë në Ballkan, kurse kokën në Azi”. Mund të jetë kjo shaka, mund të jetë e vërtetë, por jo për të gjithë. Kjo vlen për tri kategori bashkëkombasish: për injorantët, për fanatikët dhe për hajdutët e lekëve të diasporës. Kjo ishte e para: një fenomen ballkanik i pandjeshmërisë, që të shqetson, jo vetëm në diasporë. E dyta ka të bëjë me titullin e paralajmëruar: Shqiptarët, altruizmi, atdhedashuria dhe nevoja për zëvendësimin e përçarjes me unitet.

Kosova është shkëndija që e kall energjinë

Shqipëria nuk mund të jetë e tërë, pa gjymtyrët që ia shkëputën tani e 100 vjet më parë. Ajo nuk mund të bëhet siç ishte, pa sakrifica. Jo për gjakderdhje e kemi fjalën, por për djersëderdhje, për zëvendësimin e çallamit ballkanik të muhabetit me punë. Shqipëria e brendshme, Shqipëria e jashtme dhe Diaspora. Kosova është koka e Shqipërisë, shkëndija që e kall energjinë. E hidhëruam një kryekopuk që e braktisi atdheun për të kultivuar përçarjen në diasporë, dhe u ngrit një krijues kosovar për ta mbrojtur, për t’ia lartësuar dinjitetin, duke e porositur t’i rektifikojë mëkatet përmes përkthimit në gjuhën rumune të ditarit të Kadaresë për Kosovën: “Ra ky mort e u pamë”.

Nuk e dimë në ia ka thënë këtë një “ilegalist” yni, që mënjanë digjet për pavarësinë e Kosovës, ndërsa në anën tjetër preferon të bashkëveprojë me ata që ia kthyen shpinën asaj, kur ajo kishte nevojë për përkrahje. Po qe se s’ia ka thënë e do t’ia thotë, dhe po qe se kryekopuku bukureshtar do ta plotësojë propozimin e tij, do t’ia falim edhe ne lajthitjet ballkanike, që i solli në veri të Danubit. Albano-Maqedonia dhe Kosova janë zemra e Shqipërisë politike. Shfletonie Faktin, Zemrën Shqiptare, Zërin, Pasqyrën, Albaninë, dhe do të konstatoni se ka kodra e kodra mes butakëve që e kultivojnë përçarjen përmes faktorit fetar, dhe shqiptarëve që dinë ta fisnikërojnë shpirtin e shqiptarizmit në diasporë!

Ndjenja kombëtare është ajo ndjenjë e shenjtë, që e siguron ekzistencën e popujve. Historia e Shqipërisë është historia që na trimëron dhe fisnikëron. Familja, Bashkimi kombëtar, gjuha amtare, flamuri dhe Dita e Flamurit janë vlerat më të shenjta të kombit tonë. Shqiptarët e Maqedonisë i pranojnë të gjitha vuajtjet, por ata nuk do ta pranojnë kurrë padrejtësinë, pabarazinë, diskriminimin. Populli shqiptar i ka do cilësi, që s’i ka kush tjetër në botë: Trimërinë, Besën, Mikpritjen, Atdhedashurinë, Altruizimin, Tolerancën, Unitetin dhe Sovranitetin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e bashkuara të Shqipërisë janë ëndrra e mërgimtarëbve tanë.

E para u realizua kahmoti, ndërsa e dyta mbetet një ëndërr, që një ditë mund të bëhet realitet, dhe atë me një kusht: po qe se e braktisim përçarjen dhe e përqafojmë altruizmin. Kurë do të vijë koha kur do të themi se Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë kanë një rini të shëndetshme, të ndritur, që është trupi dhe shpirti i armatës shqiptare, forca që e vë në lëvizje jetën ekonomike dhe shpirtërore? Kush mund të na e kontestojë atëherë të drejtën për mbrojtje? Kosova e ka përfituar me gjakderdhje të drejtën për jetë. Vetëm brenda një viti, Kosova ka dhënë mijëra viktima, për një jetë të lirë e të pavarur, për një pavarësi të shenjtë, për spektër të drejtash dhe për mbrojtjen e tyre.

PËRSHËNDETJE MIQVE TË MI!

I lindur në Struzhë të Prizrenit, kohën e mërgimit e kam kaluar rregullisht në mesin e shokëve e miqve dhe rregullisht kam qenë pranë tyre, qoftë me aktivitete të ndryshme, por dua ta veçoj atë të çështjes kombëtare, aktiviteti im atdhetar me dekada, po por ndeje edhe nëpër shokë bashkatdhetarë e bashkëveprimtarë, që ishin aktivistë e merreshin me aktivitete për çlirimin dhe Bashkimin Kombëtar. Po tash e sa vite që kur doli në skenë kompjuteri, u bëra shok i shumë shokëve!? Kjo kohë e pas vitit 2000, më shoqëroi mes FB, pra interneti, elektronika më mundësoi, që edhe nëpër mes këtyre të mos gjendesha i vetmuar sepse dihet që, me shumë shokë që mosha e ka bërë pa mundsin e takimeve dhe shumë nga shokët u lidhëm nëpër mes celularit e në veçanti nëpër mes FB…

Për të ju falenderuar e mendova, që me këta shok e miq, që më nderuan tua bëjë me dije se, kam qenë dhe jam e do te jem shoku dhe miku juaj i përhershëm. Por dëshiroj të ju falenderohem dhe njëherit, edhe të ju këkoj falje se, ndoshta pa dashje apo mos mundësitë ndonjëherë kanë bërë që, që të mos ju përgjigjem edhe me komentet.... ndaj, ky varianti, që e bëra me këtë libër, mendova se, do t’ju tregojë se, nuk ju kam harruar dhe do të më mbetet një kujtim për të gjithë edhe për t’i afruar dhe pasardhësit tanë, që, ta dinë se, bashkatdhetari yt është i vendit dhe i gjakut tënd!!!... Këtu nëpër mes komenteve tuaja po i shënojë emrat e secilit nga ju, E edhe në se i kam lën ndonjë vëlla a motër pa e shënuar, ju kërkoj falje dhe të më besoni pa ndonjë qëllim. (Faridin Tafallari)

Festat popullore Festa e Shëngjergjit

Festa e Shëngjergjit në Struzhë është festuar me madhështi nga vajzat, me shumë gëzim dhe hare. Vajzat e fshatit mblidheshin të gjitha së bashku, për rreth dy javë, në një shtëpi të lagjes dhe në seicilën lagje mblidheshin vajzat e seicilës lagje e kështu i tërë fshati, do ta festonte këtë festë. Në këtë shtëpi ato do të rrinin, do të gatuanin dhe do të flinin. Për këtë siguronin para si dhe produkte ushqimore si miell, oriz, groshë, vaj, sheqer, kripë, mish etj.

Pasi e kishin siguruar banesën, vajzat shkonin grupe grupe sipas lagjeve në pyll për dru. Duke shkuar në pyll ato këndonin, takoheshin me të fejuarin, me të dashurin, që i kishin dhënë fjalën se në të ardhmen do të fejoheshin… Kështu kishin vepruar dhe të parët, gjeneratat e kaluara! Vajzat i ngarkonin drutë në shpinë dhe i çonin në shtëpinë e përbashkët. Gjatë dy javëve vajzat gatuanin gjellë të ndryshme, mësonin njëra tjetrën në përgatitjen e ushqimeve, e gatimeve dhe çdo mbrëmje këndonin e vallëzonin. (Ato këndonin ehd shumë këngë mallëngjyese, si për shembull i këndonin shoqëja shoqes se ajo më nuk do të kishte atë fat që të vinte edhe për shëngjergja të tjer, menjë fjal ishte shëngjergji i fundit i vajzris së saj sepse ajo më i ishte pre pejni që verën që po hynim do te shkonte te burri (martohej), dhe ia si e këndonin; (o ori shpi edhe ori shpi o sot motmot o poet do të vij!

***********************************************

O kur të shkojm o në Kolonesh o do ta shtojm o ka ni mafes, (mafes llojë shamije por më i hollë !?) Okur të shkojm o në ogradica o do ti shtojm shamijat sarita (sarit e verdhë!?) dhe nga se kishin emocione fillonin dhe qanin njëra pran tjetrës sepse i dhimbësej beqarnija, i dhimbsej jeta e lirë e pa brenga, sepse e dinte se ate që e gëzonte te prindri më kurr nuk do ta kishte… Dhe tjetra ishte, ooo luani shoqe o edhe sot ooo kush është gjall o për sot motmot, ooo luni shoqe edhe sot e nesër ooo kush është gjall për shëngjergjin tjetër… pastaj sikur e ndrronin, duke iu drejtuar djalit me këto fjal, si ma kije qejfin me ta qepe shamin a zeref te madh a zeref te im, si ma kije qejfin me ta qepën motra një shami të vogël me lua nderlodra… Pastaj sa me mallngjim i këndinin djalit, duke e filluaar me, o mor ore zogu i qyqes ooee oomor ku po rrish po digjesh oooeeeooo, ooomor sall me mua spo piqesh oooeeeooo…ooomor ore zogu i gjeraqines oooeeeooo e oreeee ku po rrish po digjesh e oreeee e sallme mua spo piqeesh eeeoooreeeooo… omor ore djal ore nalet gji po shkon te posht përpjet ani gji po i qirrish opengat shkret…o mor gji pe kallish aletrikën sun e marrish kolllaj ashiken e tjera etj.?) Një ditë para Shëngjergjit, në mëngjes niseshin drejt fshatit me dajre, me këngë e valle.

Vajzave ju shkëlqenin flokët e lëshuar pas shpine! Duke kënduar e vallëzuar zbrisnin nga Tegurthi e vazhdonin në Kuvetë. Kurse djemtë i ndiqnin nga mbrapa dhe kur ato kalonin lumin, djemtë ju dilnin anash dhe i lagnin me ujë, me anën e një shkopi, të cilin ata e përplasnin në sipërfaqen e lumit. Kështu, me këngë e valle vajzat ngjiteshin në Kolonesh, qëndronin dy ose tri orë, ktheheshin nga Gurra në Porodimë, Ogradicë e Mungjon, ku i zinte mbrëmja. Kudo, që shkonin vajzat, djemtë i shoqëronin duke ju qëndruar larg. Por e veçanta e kësaj feste është se djemtë përpiqeshin me çdo mënyrë, t’jua prishnin gatimet vajzave, duke ju hedhur hi ose duke jua derdhur nga enët. Megjithatë kjo ishte një gjë shumë gazmore dhe për të qeshur!?!

Hamide Ademi: Të lumt baci Faredin që po i rruan aq me dashuri traditat e vëndit tënd, bën mir edhe tek brezat e ri, mendoj.. Y.T. Zogu i Qyqes e realizume me shumë dëshirë e nostalgji! Doja të promovoja kulturën dhe këngët tona dhe ja kom dal qe me i ndegju e tërë bota! Përshëndetje axhi Faridin, kultura jonë është e vërtet se ka shumë vlera! Betim Beti Ponik, Shkodran Hajdaraj Dritan, Eteme Tanaj: Jemi qika kaferit Etemja la Faridin shum falemiderit! E hoqa ni mall shum per shendetje te fala! Thaqi Blerim, Samet Thaqi, Amit Kalajdzini: Mik Tafalari Pokçuri diçka çka ke çit pr festimi, bravo don me di indetiteti pur vet çe kom shkru disa fall, sellam , tu edhe familja. Armend Krasniqi: Toli Muji bani te fala llotos edhe tregoja kete! Toli Muji: Flm po e ka pa Sali Sali Qovanaj. Nuk e kan dit te shkretat se ç‘farë jane duke festu. Mirë Shën Gjergjin kush eshte ky? Pecolaj Paljina: Shengjergjin e kemi festu me shekuj gjithmon me 6 maj e gjith Kosova, hyn ne youtub dhe kerko nga arkivi i RTK festa e shengjergjit dhe do te bindesh! Respekt! Faridin Tafallari: Aaa ti Qovanaj u paska dashur te te pyetim me na treguar se kush na qenka Shen Gjergji! Ti nuk je tjeter pos nje turkoshak.. Ryshen Muji: Ej te lumte mor bur po naeke hejk nimoll te pershendes inderuar!

Ismail Kadrijaj, Gursel Pireci, Shpresa Binaj, Qëndresë Binaj, Musa Selmani: Këto festa dihet ti përtrijmëSyrgjeli Isë Axhillari Faleminderioj Faridinin qe na i ngjalli ndjenjat Struzhjane se Struzhjan lindish nuk behesh. Pershendetje! Naser Shala: Shum bukur Respek! Hikmet Arifi: Sa bukur festa e Shën Gjergjit edhe te festohet me 6, maj është një festë e vjetër ilire, të lumtë baca Farefin për këtë postim kaq të bukur ku prezentohet folklori, tradita vlerat tona kombëtare në përgjithësi, të përshëndes me shumë respekt, rrnofsh. Zija Aliu: Eshete fest qe e kemi prite me plote gezim ,siq priten edhe festat e religjioneve ,Por eshte intersant se kete feste te gjithe e festojnë, pa marre parasysh besimin. Me se shumti ketefest e festonin Romet, pasi nuk kishin festa tjera, e pervetesun si festë. Nuri Pulaj: Edhe në Vërmicë ashtë festu. Ysmen Pireci: Faleminderit për këtë shkrim të bukur! U ktheva mbrapa në kujtimet-përjetimet e fëmirisë të viteve 70/80-ta. Shëndet i nderum! Zenel Krasniqi, Mustafa Gashi: Repekt për Struzhën dhe Festen e Shëngjergjit! Ryshen Muji: Eh çfarë bukuri ka qenë atë kohë, shok, na e hjekë mallin!

Faridin Tafallari: · E ndarë në publik. Marsi 1998, daten 5, 6, 7 eshte muaji i shenjte, kujtojm Prekazin Legjendar me kryetrimin ADEM JASHARI bashk me martiret tjere te familjes Jasharaj, te gjithe pjestar me burra gra femij ushtar te UÇK-se, burra, gra dhe femije, per 3 ditë rrjesht nuk u ndal lufta kunder Serbise me ushtri e polici te armatosur deri ne dhemb! Ata i treguan jo vetem kombit shqiptar por edhe mbare botes se si lufohet per ta mbrojtur vendin e vete. Nuk kursyan as gje per lirin e trojeve tona. Mbeten te pa vdekshem per te gjitha breznat! LAVDI e perjetshme familjes Jasharaj dhe te gjithe deshmoreve te Kombit Shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat