Barta dhembjen në mërgim

Kultura

Barta dhembjen në mërgim

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 09:24
Ismail Gashi Sllovia

Në lamtumiren

E atdheut

Nga vetura

Të fundin herë

E pash babain

Në ballkon,

Fshinte lotët

E dhëmbjes

Për largimin tim.

Shpejtova !

Të largohem nga lotët

Mora dhembjen

Dhe bekimin

Me lotët e babit

Mora

Mallin e atdheu

Me vete

Ta bart

Gjithë jetën

Në mërgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat